EMRAT: Gruaja 45-vjeçare gjendet e djegur brenda një makinë në Kavajë, ndërsa burri i saj i vetëvarur në pemë

10 Prill 2021, 12:55Kronika TEMA

Në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur një automjet i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kufomë e cila dyshohet se i përket 45-vjeçares, Fëllënxa Shirja.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja 48 vjeç.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

1 komente në “EMRAT: Gruaja 45-vjeçare gjendet e djegur brenda një makinë në Kavajë, ndërsa burri i saj i vetëvarur në pemë”

  1. ana says:

    Eshte gjetur i vetevarur???????? Hajde deklarate policie hajde! Po ku e dini ju se ai ka varur veten dhe nuk e kane varur te tjeret? Mos valle kishte kamera sigurie ne pill? tru peshq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje