Bllokuan fluturimet, Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 3 kontrollorët, 1 në arrest shtëpie dhe 2 të tjerët në burg

10 Prill 2021, 10:27Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.

“Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ai në datën 7 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol në hotel Airport Tirana.

Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza.

Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhej në dosjen e prokurorisë.

6 komente në “Bllokuan fluturimet, Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 3 kontrollorët, 1 në arrest shtëpie dhe 2 të tjerët në burg”

  1. gjergji says:

    Ne se ka vendim me te drejte te nje gjykate ,ky eshte vendimi i sotem.Shqiperia e shqiptaret nuk duhet e nuk duhet te lejohet asnjehere e ne asnje rrethane te mbahet peng nga “kontrollor te ndyre politik” pa din e iman e te perkrahur fuqimisht nga llapaqenet,polikanet e degjeneruar politik.
    Eshte e nevojshme kontatat personale pune vjetore per kontrolloret qe i jep mundesi shtabit drejtues te Euro control jo vetem qe te “rinovoj stafin e kontolloreve ” ne kullat e drejtimit por ne nje mendyre tjeter pengon maksimalisht edhe perseritjen e kesaj gjendje.
    Ndryshimi natyrisht edhe largimi i tyre nga puna gradualisht e zevendesimi i tyre mendoj duhet te jete gradualisht.Pranimi ne pune apo kandidimet e reja per vende pune te reja per kontrolloret duhet te kete parimin baze te mos pranimit te kandidimit te atyre personave me lidhje te afert apo te larget me politiken e politikanet.Ndrimi i stafit apo “rifreskimi” i kotrolloreve te Euro Controll -it duhet te jete kusht themelor per mirevajtjen e punes.E patjeter i nevojshem edhe kontrolli psiko analitik e shendetesor i atij staffi pas “stressit”ne rritje njevjecar.

  2. fati says:

    Pak, pyeteni nje here ministren mos di gje me teper, ose per dreq mos ka qene nxitese e cmendurise (pavaresise) se ketyre kontrolloreve, pyeteni se ajo di shume.

  3. Qytetar says:

    I mori më qafë Avokati!
    Kuptohet edhe president qenefi!

  4. Timi says:

    Te pushohen te gjithe nfa puna dhe te denohen re gjithe me burg! Shteti duhet te vendose njerez te rinj, profesioniste te vertete, pa ndikim partiak!

  5. Vranakonti says:

    Vendim shume i drejte.Por me i drerjte do jete qe keta te futen ne burg per demin e madh qe i bene njerzeve me bllokimin e aeroportit te Rinasit.Prokuroria dhe gjykata te hetoi dhe te denoi edhe te tjere nga keta kontrollor qe bllokuan punen.Na u bekan te semur me strese keta maskarenj brenda nje dite. Kete mashtrim e kupton edhe je kalama.Turp te kene.

  6. Tonny says:

    Keta tipat luajten dhe ne fund humben, ose me sakte vajten me bo gol, por e hengren vet golin. Tani le te vuajne pak pasojat. Po fitoi I gjati mandatin e trete kur te dalin nga burgu I pafsha ne ndonje fasoneri me 250 mij lek ne muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje