Vrasja e "Kumbarit të Shkodrës", Artan Hoxha: Ishte personazh i përfshirë në fushatë, mbështeste financiarisht LSI-në

8 Prill 2021, 09:16Kronika TEMA

Vetëm pak ditë më parë u ekzekutua me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës.

I njohur si “Kumbar droge”, Pllanaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Rreth 7 vite më parë, i dyshuari si trafikant narkotikësh arriti t’i shpëtonte policisë.

Ai u qëllua për vdekje teksa udhëtonte me makinën e tij.

Por lidhur me këtë ngjarje të rëndë gazetari Artan Hoxha tregoi disa detaje në emsionin “Arnautistan”, në MCN TV.

Ai tha se Bardhok Pllanaj ishte investuar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit dhe mbështeste në burime njerëzore dhe financiarisht LSI-në.

“Vrasja e Pllanajt ka tronditur Shkodrën, ai ishte i njohur.

Ai ishte njeri që negocionte dhe nuk i çonte punët tek plumbi. Ai ishte investuar në fushatën e tanishme për të kthyer nderet që i kishin bërë.

Ka qenë mbështetës i LSI dhe ka qenë mbështetje në burime njerëzore dhe mbështetje financiare. Ishte personazh i përfshirë në fushatë në këto zgjedhje.

Më problematike gjatë kësaj fushate është Shkodra se sa Elbasani. Janë të përfshirë në fushatë dhe kjo nuk më lë shije të mirë.

Këto personazhe në fushatë shërbejnë për të motivuar forcën që mbështesin, sigurojnë paprekshmëri, dekurajojnë elektoratin gri duke e penguar të dalë në votime, këto nuk sjellin volum votash, por krijojnë pasiguri tek kundërshtari. Për mua më problem teka ata është financimi që bëjnë tek zonat e varfra.

Atyre nuk u kushton gjë, një bukë kokainë në tregun me pakicë u kushton 100 mijë euro. Interesat e tyre varen nga zhvillimet politike. Sot jemi në faqen që politika komandon krimin, ende krimi nuk vendos. Janë politikanët ata që i thërresin”, tha Hoxha.

4 komente në “Vrasja e “Kumbarit të Shkodrës”, Artan Hoxha: Ishte personazh i përfshirë në fushatë, mbështeste financiarisht LSI-në”

  1. ce says:

    po leshelija sekt naziskinesh eshte . Ne lesheli jane grumbulluar gjithe sharebajgat, llumi, burgagjinjte, drogmenet, kriminelet, te divorcuarit, hajdutet, te korruptuarit dhe kudo te fortet e lagjeve . Prandaj dhe populli do i jape shqelmin nje here e mire me 25 prill ketij sekti hajdutesh tip Vojo bregsa apo Miranda Rirsa qe eshte bere kanceri i politikes shqiptare . E pate sondazhin Piepoli , duket qarte se gjigandi Edi Rama ecen i sigurte drejt mandatit pavaresisht nga banda e leshelistave dhe pd istave ne albcontroll qe bllokuan perkohesisht hapesiren ajrore nen frymezimin e Nafije dybekut te leshitlikes dhe krahut te djathte deputetit te shkodres Helidon Bushatit apo shokut te ngushte te Bashes avokatit te punonjesve , nje mafioz dhe nxites i qarte i asaj qe ndodhi dje.

  2. Trotski says:

    Jo mor Artan nuk ka dite gja Like Floriri. se ndryshe do ti kishte dhane ndonje Medalje. apo Titullin “Mjeshter i Madh”

    1. tani11 says:

      Ia jep pas vdekjes, “Hero i Popullit”, ekzekutuar nga elemente “antikushtetues”!

  3. Ngushellime familjes !
    Mos duhej te mos fliste , si i penduar i drejtesise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje