Përleshja mes të miturish në Tiranë kthehet në horror. Fëmijës i pritet qafa, në gjendje kritike për jetën

9 Prill 2021, 17:20Kronika TEMA

Një përleshje mes të miturish në kryeqytet, ka përfunduar me masakrimin e një 15-vjecari, i cili është qëlluar me thikë në qafë dhe pas kësaj, fëmija tjetër që e ka dëmtuar rëndë për jetën, është arrestuar.

Grupi i fëmijëve që u përfshinë në konflikt fizik me tavlla duhani dhe thika, përfunduan në polici dhe kur u pyetën për ngjarjen e rëndë, treguan se gjithçka kishte nisur pas një takimi për t’u sqaruar mes palëve, duke qenë se njëri ndër ta, i kishte bërë presion psikologjik shokut të tij.

Fëmija i dëmtuar rëndë dhe i goditur në qafë ka inicialet A.B.

Ai është operuar në spitalin e traumës dhe sipas burimeve pranë këtij spitali, gjendja e tij shëndetësore pas ndërhyrjes vijon të jetë kritike.

Sa shumë dhunë për një qejf mbetje

Policia saktëson se grindja u raportua në sallën operative, ku njëri nga punonjësit e një qendre tregtare, kërkoi ndihmën e policisë për një fëmijë, i cili ishte rrëzuar i përgjakur në tokë.

I plagosuri rëndë, është përcjellë urgjent në spital dhe pikërisht kjo shpejtësi i ka dhënë shpresë për jetën, duke mos humbur shumë gjak. Agjenti i policisë shkruan se çfarë gjeti në vendngjarje.

“Në verandën e lokalit vihen re tavolina dhe karrige  në formë të ç’rregullt dhe njolla gjaku. Në një karrige u gjet një telefon dhe një xhup në ngjyrë blu. Më pas këqyrja vazhdoi në një ambient të jashtëm, ku u gjet brenda një pakete një thikë me hapje mbyllje me ngjyrë të zezë, e ndotur me njolla të kuqe, si ato të gjakut, e cila u mor për verifikime të mëtejshme”.

Duke kërkuar të miturit e përfshirë në përleshje, policia gjeti dy të miturit e parë me inicialet K.P., dhe M.T., dhe më pas edhe të miturin e tretë, J.B. Ata janë pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve për shkak të moshës së mitur.

Fëmija i parë tregon

Ai quhet K.P., nuk ka mbushur ende 15 vjeç dhe rrëfen se si bashkë me shokun e tij, M.T., u nisën për të pirë kafe në një lokal që gjendet në qendrën tregtare.

“Pasi vajtëm në lokal, porositëm kafe. Arsyeja pse shkova në lokal, ishte se lashë takim për t’u sqaruar me A.B.,(i plagosur rëndë me thikë më pas).

Dy fëmijët tregojnë se kanë pritur gjatë derisa aty kanë mbërritur A.B., dhe J.B., dhe ata nën moshë.

“Ata erdhën dhe u ulën me ne në kafe. Në një moment, A. më kapi nga fytyra dhe unë i ula dorën. Në këtë kohë, ai më shau nga robt e shtëpisë. Në këtë kohë unë e godita me grusht. Kur unë e godita me grusht, në këtë kohë ndërhyn J.B., duke qëlluar shokun tim me grushte, i cili mori një tavull dhe goditi shokun tim. Tavlla e kapi në vetull dhe në këtë çast, M. nxori një thikë dhe e goditi A.B., në qafë. J. i cili ishte me A.B., u tremb dhe iku me vrap, kurse A u rrëzua përtokë”.

Fëmija tregon se së bashku me shokun, u larguan me vrap dhe e fshehën thikën në hyrje të një pallati tek ish-Parku i Autobusëve.

Agjentët e pyesin, se përse kishin lënë takim me fëmijën e dëmtuar rëndë?

“Arsyeja është se  para disa ditësh, shoku i tij, pra shoku i A.B., kishte bërë sherr dhe ishte zënë me ca çuna që janë të vegjël në moshë. A. më mori mua më telefon dhe më kërkoi takim”, – thotë fëmija.(SI)

10 komente në “Përleshja mes të miturish në Tiranë kthehet në horror. Fëmijës i pritet qafa, në gjendje kritike për jetën”

  1. Einstein says:

    Katastrofe. Cfare behet keshtu. Mos i lini femijet neoer kafene o prinder. mbani me shume kontrollin tek femijet .

  2. Albi Boston says:

    15 vjecare me kafe?!
    Shqiperia jone……llumi I Europes ku femijet nuk e kane shancin te jene femije!

    Qerojini nga pushteti, Ramadanin, Salushil, bashallin, the methajdutin!

    1. Guxim says:

      O cope kari, kafe eshte, pak a shume si koka kola.

      15 vjecaret e tjere ne Europe qi..hen ne grup, humbasin virgjerine e mbeten shtatzene, pallohen ne droge etj, dhe ty po te duket llume se po pijne kafe 2 15 vjecare???

      Idiot me 2 sy.

      Edhe ” kafe” eshte shprehje meqe ra fjala.

  3. Lani says:

    Keta 14-15 vjeçarë pijne kafe ne lokal?

    1. Guxim says:

      Kafe eshte shprehje qe thuhet.

      Po edhe sikur, mesa di une, kafeja nuk eshte e paligjshme per femijet apo jo?

  4. Tani says:

    I kane baballaret pas likes e salplehut kurse mamallaret duke pare telenovela turkey.

  5. ... says:

    jane femije te rritur nga psikopate

    nuk kane rruge tjeter ketu do te perfundonin heret apo vone
    te vjen shume keq por ky eshte realiteti

  6. k says:

    Ai stan ,atë bylmet prodhon.

  7. Albi Boston says:

    @ guximi,

    Ti zoteri nuk mund ta kuptosh si jetohet ne perendim. Je produkt i politikes 100 vjecare te turqizmit, komunizmit dhe kaosit te 30 viteve te fundit.
    Une ketu ku jetoj i shikoj adoleshentet duke lexuar, ne sporte te shumta, dhe aktivitete te panumerta qe organizoo shkolla apo qyteti ku jetojne.
    Jane te zene gjithe kohes, dhe te gjithe punojne pas moshes 16 vjecare. Ato qe tregon aty larte, ndodhin, normal. Por shumica dermuese eshte ne programin qe permenda. Prandaj keta po shkojne ne Mars, dhe ne shqiperi brezi i ri nuk di te lexoje. Lere me te shikoje per te ardhmen aty.
    E verteta eshte qe eshte shume e veshtire te nxene njerez qe kane edukaten tende dhe qe mendojne se e kane kuptuar boten, kur ne fakt as qe nuk e dine se cfare behet. Nuk eshte faji yt!

  8. Has Ks says:

    Fajin e ka edukata familjare si dhe mentaliteti brutal-shqipetaro-oriental tjerat jane kotesira, si ky guximi me lart qe arsyeton krimet masive te (femijeve) shqipetare/ve duke bere krahasime krejtesisht false. Perendimoret kane çdo gje nen kontroll lere me femijet perndryshe sterelizohen dhe s‘qelbin boten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje