60-vjeçari shqiptar i cili i fiku respiratorin një pacienti grek në spitalin e Athinës në Greqi duke i shkaktuar vdekjen, është arrestuar nën akuzën për vrasje.
Shqiptari ishte i shtruar në të njëjtin pavion me pacientin 76-vjeçar grek, pasi kuroheshin për sëmundjen e Covid-19. 60-vjeçari tha se e bezdiste zhurma e respiratorit dhe e fiku duke i shkaktuar vdekjen pacientit tjetër për shkak të mungesës së oksigjenit.
Por policia greke ka zbuluar të tjera informacione për shqiptarin. 60-vjeçari vuan prej kohësh nga çrregullimi bipolar.
Po kështu, ai ka qenë disa herë i skeduar nga autoritetet greke. Në vitin 2006 ishte përfshirë në një sherr, ndërsa në vitin 2019 ishte proceduar për ngacmim seksual ndaj një të mituri.
Tashmë pacienti shqiptar është transferuar në një spital tjetër ku po mjekohet pasi është i infektuar me Covid. Ai mbahet nën mbikëqyrjen e policëve pasi akuzohet për vrasje.
Ca lidhje ka bipolar me vrasjen?! Te fshihesh prapa nje diagnoze nuk ndihmon asnje.
Zot na ruaj nga te çmendurit!
Po c’thoni more turq te pafytyre,i “semuri” eshte turk gjaxor i njohur per policine si me 2009 dhe me 2019 per akte te tjera te denueshme,dhune(ndaj nje te mituri me ’19).
Erdhi momenti qe ki sumqiri i pashpirt te paguj….. ptuuuuu vrromiari tourkalvane.
Pse nuk botoni komentet per kete vemjen me lart?