Shqiptari vret grekun e intubuar, i heq prizën: Shkak “zhurma e aparatit të frymëmarrjes”

8 Prill 2021, 17:24Kronika TEMA

Një shqiptar 60-vjeçar, i shtruar në një prej spitaleve të Athinës, në Greqi, për t’u trajtuar nga Covid-19, dyshohet se ka kryer një vrasje me dashje, duke i hequr prizën aparatit të frymëmarrjes së një shtetasi grek 77-vjeçar, gjithashtu i infektuar me koronavirus, që ndodhej në të njëjtën dhomë, për shkak të zhurmës së ventilatorit.

Mediat greke kanë publikuar këtë krim të tmerrshëm për nga përmasat njerëzore, ndërsa “Protothema” ka siguruar edhe raportin paraprak të autoriteteve hetimore. Në raport shkruhet se alarmi i aparatit të frymëmarrjes është dhënë rreth orës 23:00 të datës 07.04.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike të spitalit të Kryqit të Kuq, ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të arterieve koronare.

Në dhomë ndodhej shtetasi grek, me inicialet S.E., 77 vjeç, i intubuar dhe shtetasi shqiptar me inicialet M.S., 60 vjeç, i cili nuk ishte i intubuar. Mjekët nuk arritën ta kthejnë në jetë 77-vjeçarin dhe në orën 00:12 vdekja e tij u konfirmua.

Aty u zbulua se priza e ventiluesit kishte dalë, tubi i frymëmarrjes kishte dalë nga baza dhe ekrani i ventiluesit ishte përmbysur. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjetën gjurmë gishtash të shqiptarit në pajisjen e ventilatorit. Momentalisht, shtetasi shqiptar nuk është arrestuar, pasi po trajtohet në spital, ndërsa mjekët thanë se në të kaluarën ka pasur çrregullime të shëndetit mendor.

Prej ditësh ai ankohej për zhurmën e aparatit të frymëmarrjes së shtetasit grek dhe donte ta linin vetëm në dhomë. Mjekët u thanë hetuesve se ditët e fundit gjendja shëndetësore e 77-vjeçarit grek ishte përmirësuar ndjeshëm dhe po bëhej gati që të dilte nga intubimi.

7 komente në “Shqiptari vret grekun e intubuar, i heq prizën: Shkak “zhurma e aparatit të frymëmarrjes””

  1. Gardjan Winani says:

    …ku rrohet me çmendinat shqiptar!
    Litarin mbi gijotin!
    Ky esht denimi dhe shperthim me tritol pas vdekjes…mish i grim per krymat t bohet .

    1. tani11 says:

      Zot na ruaj nga te cmendurit!

    2. Kalec Dega says:

      Une nuk i ve faj Mehdi Selamit (60 vjec)….ai do preferonte me mire zerin e telenovelave turke ose pullitjen e gomarit te dera shpise….
      =
      ose mori vesh qe Rama solli ‘kontrollore” greke pervec atyre turq

    3. Trump 2020 says:

      Grek i pabese! ” “?
      =
      ai te shpetoi jeten, ti i morre jeten
      =
      Taliban Cecen shqypfoles……ose do ket qen Serbi, Sulejman Salihu

  2. . says:

    Plera nga haleja ala Turke e Albanistanit qe qelbet Europen.
    Greku te kuron falas dhe ti o kafsh i ngul thiken pabesisht.

  3. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Ti cqyhet suma tourkalvanosit dhe gjithe families se tij….. ptuuuuu vrromiari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje