Mjeku e nis ditën me një mesazh për qytetarët: Mosha e të shtruarve në spital varion nga 31-72 vjeç, mos e refuzoni vaksinën

11 Prill 2021, 09:20Sociale TEMA

Mjeku i njohur Tritan Kalo teksa ka nisur punën mengjesin e sotëm ka dhënë edhe një mesazh  për të gjithë qytetarët.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me mjekë dhe infermierë nga Infektivi dhe thotë se numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve, por kërkon ende kujdes maksimal për zbatimin e masave.

Gjitashtu mjeku u bën thirrje qytetarëve që kur të vijë rasti për tu vaksinuiar të mos e humbasin dhe të marrin dozën që të jenë më të sigurt.

“Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese….Numuri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE!!!….

Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë…Together forever” shkruan Kalo në postimin e tij.

3 komente në “Mjeku e nis ditën me një mesazh për qytetarët: Mosha e të shtruarve në spital varion nga 31-72 vjeç, mos e refuzoni vaksinën”

  1. Niku says:

    Te faleminderit Profesor Kalo , o gjigand, o gjeneral trim me gjith ushtrine e trimave e tgimereshave qe po shpeton jete njerezish, po ja keput koken ketij srmiku te padukshem, qe u a ke prere gjuhen viruseve me kollare qe rrijne me vesh ngrehur dhe nxijne nga suksesi i juaj ne uljen e te infektuarve dhe uljen e humbjeve te jeteve.
    Ti dhe gjeneralet e tjere rreth teke keni vene jeten ne rrezik per ne. Prandaj ju duam ju te gjitheve qe keni hyre ne histori, jeni kthyer ne legjende.
    Ne i zbatojme rigoroxisht potosite TUAJA dhe jemi ne kembe.
    Td tjete “komsndante te vdekjes” po mblddhin tufa te medha truthsresh per t ju marre voten dhe djallezisht hypin mbi makina, mbi gfjmbjj plehrash te mberthyer me nga 3 maska perball turmave idiote pa masks, te ngjitur fryme me fryme duke shitur mend se kesaj “rrace” nuk ka cfar i ben covidi.
    Ju urojme jete te gjate te gjitheve, suksese e te gjitha te mirat.
    Ju perqafojme dhe mirupafshim ne Shqiperine e Lire

  2. Kinom says:

    Respekte dhe jete te gjate doktor profesorKalo, populli I ndershem ju degjon dhe ju respektojne po cti besh idioteve qe per bythen e Lulezim bashes dhe ilir hajduti e per ta vene ne karigen dhe per te shpetuar hajdutlleqet e tyre nuk I marin parasysh keto udhezime. Respekte per ju edhe nji here.

  3. voksina says:

    dil kunder politikes qe te te besojme
    i thuaj ati carit – qepe se jam une specialist ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje