Vaksina e firmës kineze Sinovac përgjysmon rrezikun e infektimit simptomatik nga koronavirusi. Në këtë përfundim arrin një studim i ri brazilian i kryer duke u bazuar në të dhënat e rreth 10 mijë individëve që iu nënshtruan testimit për këtë vaksinë.
Studimi konstaton se 50% e personave që vaksinohen me Sinovac janë asimptomatikë nëse bien në kontakt me koronavirusin. Përqindja është më e ulët krahasuar me vaksinat e tjera Pfizer e Moderna që përdorin metodën inovative të krijimit të imunitetit siç janë lajmëruesit e ARN-së.
Megjithatë, studime të mëhershme kanë treguar se vaksina kineze parandalon plotësisht rastet e rënda të infektimeve dhe vdekjet nga Covid-19, çka tregon se edhe në rast infektimi pas injektimit të dy dozave, pasojat do të jenë të lehta. Vaksina Sinovac nxit prodhimin e anti-trupave që 14 ditë pas marrjes së dozës së parë.
Kur s’ke pulen do te hash sorren.Po hajde shyqyr qe u gjend edhe kineze.
Salı kur nuk dı dhe nuk je kompetent eshte e mıra mos me fole kote ne tym Sıpas teje nga vaksınat qe po persoren ne vendın tone cıla eshte me e efektesheme se vaksına Ruse dhe Kıneze Po te sıguroj se je ı fıtuar nga perdorımı ı ketyre vaksınave,Tung,