Tare tregon të ardhmen e Muriqit: Gëzon respektin e stafit, mund t’i japë shumë futbollit italian

12 Prill 2021, 16:09Sport TEMA

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Sulmuesi mes COVID dhe dëmtimeve, nuk ka bërë më të mirën dhe në këtë formë u mendua se edhe mund ta mbyllte aventurën me bardhekaltërit pas vetëm një sezoni.

Megjithatë, drejtori Igli Tare, thekson se Muriqi gëzon respektin e stafit dhe se ai mund t’i japë shumë futbollit italian.

“Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, poashtu ka pasur edhe Covidin dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit.

Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t’i jap shumë futbollit italian dhe kombëtares së Kosovës”, u shpreh Tare.

1 komente në “Tare tregon të ardhmen e Muriqit: Gëzon respektin e stafit, mund t’i japë shumë futbollit italian”

  1. Genti says:

    O Igli KY esht nje bidon nuk esht futbollist per serin A. Eshte nga te pakta Gabime qe ke ber ne blerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje