VIDEO/ “Mos më thuaj që shënoi nga aty”, komentatorët ngelin pa fjalë pas golit me kokë nga 36 metra

12 Prill 2021, 12:18Sport TEMA

Të shënosh gol me kokë nga jashtë zone është shumë e rrallë në futboll, por ta shënosh nga 36 metra është pothuajse e pamundur.

Diçka të tillë arriti ta realizonte Rory Donnelly, futbollist i ekipit Glentoran, në Irlandën e Veriut. Ai përfitoi nga dalja e ish-portierit të Manchester United, Roy Carroll, i cili largoi me kokë një top të rrezikshëm.

Por, topi shkoi në zonën ku ndodhej Donnelly, i cili, pa u menduar dy herë, kërceu dhe goditi me kokë topin, duke e dërguar në rrjetë.

“Mos më thuaj që shënoi nga aty”, tha komentatori ndërkohë që topi po shkonte drejt portës.

1 komente në “VIDEO/ “Mos më thuaj që shënoi nga aty”, komentatorët ngelin pa fjalë pas golit me kokë nga 36 metra”

  1. As ne hale nuk shkohet me llogjiken e gom.... says:

    I thone dhe keshtu:
    Po the nente …gomari ta vente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje