Zbulohet kushti i Messit për të rinovuar me Barçën

12 Prill 2021, 19:03Sport TEMA

“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e cila, ndërsa nënvizon se si PSG po punon shumë që ta mbajë kampionin brazilian, tregon edhe anën tjetër të medaljes: “Pleshti” po ushtron presion mbi Joan Laporta për ta rikthyer atë në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas do ta linte mënjanë idenë e largimit nga Blaugrana-t dhe do të të rinovonte kontratën e tij, që skadon më 30 qershor, nëse ribashkohet me kolegun dhe mikun e tij brazilian.

Ndërkohë, presidenti i ri katalanas iu tha “jo” ofertave të emrave të mëdhenj në Europë, mbi të gjitha Manchester City. Sidoqoftë, duket se kapiteni i ka vendosur një kusht për qëndrimin: kthimi i O’Ney në Katalonjë.

Messi dhe Neymar luajtën së bashku për 4 sezone, duke fituar 9 tituj, përfshirë një Ligë të Kampionëve më 2015. Pastaj, dy vjet më vonë erdhi vendimi i brazilianit për të kaluar në kryeqytetin francez, me PSG që pagoi klauzolën e lirimit 222 milionë euro, shumë rekord botëror.

Për kthimin e Neymar te Barcelona, ​​pengesë mbetet deficiti i madh i klubit (1.17 miliardë euro) dhe vendosmëria e PSG për të rinovuar me yllin e “Selecao”, me të njëjtat kushte financiare të kontratës në fuqi (36.8 milionë euro në vit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje