Nga Matthew Karnitschnig, Politico.eu
Një turk me mustaqe, dy karrige të praruara, dhe një divan prej pellushi. Del se kjo është gjithçka që nevojitej për të sjellë në mendje kohezionin gjithnjë e më të pamundur të Evropës. “Karantinimi” nga udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në divanin e zyrës së tij në Ankara javën e kaluar, bashkoi në një valë zemërimi kontinentin e përçarë.
Ajo që u pa evokoi një tablo absurde:në qendër të skenës, presidenti turk, ulur pranë një nervozit Charles Michel, presidentit të Këshilli Evropës. Ndërkohë në cepin tjetër të dhomës, e ulur në divan ndodhej zonja Von der Leyen, e veshur me një xhaketë të kuqe, me duart e shtrënguara fort në prehrin e saj, dhe me një lloj kundërshtimi të heshtur ndaj saj që po ndodhte.
Ky imazhi i tërboi nga inati evropianët, majtas, djathtas dhe në qendër. Iratxe García Pérez, udhëheqëse e grupit Socialistët & Demokratët në Parlamentin Evropian, e quajti “të turpshëm” trajtimin e zonjës Von der Leyen.
Kryeministri italian Mario Draghi, një njeri i famshëm për tonet e tij të buta, nuk bëri asnjë përpjekje për ta maskuar zemërimin e tij, për atë që ai e përshkroi si “poshtërimin” e Von der Leyen, duke krahasuar të enjten Erdoganin me një “diktator”.
Dhe të gjitha këto për shkak të një divani? Jo tamam. Sikur vetë Evropa të ishte figurativisht në atë divan, kjo mund të përfaqësonte diçka tjetër:shumatoren e pasigurive të kontinentit, inatet e shumta, dhe mbi të gjitha thellësinë e kompleksit të saj të inferioritetit.
Përkundër perceptimit dominues evropian, ai episod nuk kishte të bënte kryesisht me mosrespektimin e grave, por me fuqinë. Përmes selive të tij plot shkëlqim dhe “presidentëve” të tij të ndryshëm, Bashkimi Evropian, përpiqet shumë që ta projektojë fuqinë e vet. Por kjo është shumë e vështirë.
Dhe njerëzit që kanë një pushtet real si Erdoğan, kënaqen duke i vendosur evropianët në vendin e tyre, madje edhe në një divan, nëse kjo është e nevojshme. Angela Merkel nuk është spostuar në asnjë rast në divanin e Erdoganit. Dhe kjo pasi Erdogan e merr seriozisht atë dhe fuqinë që ajo ka.
Duke qenë se as Michel dhe as Von der Leyen (pavarësisht titujve zyrtarë që mbajnë) nuk kanë shumë fuqi, poshtërimi i tyre është edhe më joshës për një politikan dhe udhëheqës si Erdogan. Ai gjest pëlqehet nga baza e tij elektorale, dhe mbart zero rreziqe për të.
E çfarë do të bëjë BE-ja për këtë që ndodhi? As Michel dhe Von der Leyen duket se nuk e dinë. Që nga momenti i incidentit, ata kanë qenë shumë të zënë duke treguar me gisht njëri-tjetrin dhe ndihmësit e tyre si fajtorë për lejimin e atij “protokolli”.
Në përpjekjen e tij për t’u shfajësuar, Michel, ish kryeministër i Belgjikës, duket se ka kaluar nëpër 5 fazat e pikëllimit. Kryesisht, ai është thjesht “i trishtuar”, sikurse shkroi në një postim në Facebook javën e kaluar.
Por ajo për të cilën duket se është shumë i mërzitur, është se u kap gafil para kamerave duke u sjellë si një shofer arrogant maskilist, duke mos i ofruar vendin e tij zonjës Von der Leyen. Rivaliteti në Bruksel midis Michel dhe Von der Leyen, nuk është ndonjë sekret. Dhe duke gjykuar nga reagimi i Komisionit Evropian ndaj kësaj ngjarjeje, zonja Von der Leyen e ka shijuar çdo minutë të atij që u quajt “Sofagate” (Skandali i divanit).
Stafi i saj grumbulloi edhe elementët më të parëndësishëm të asaj që ndodhi në Ankara. Më pak se 24 orë pas atij episodi, ndihmësit e Von der Leyen, kishin dhënë tashmë raporte të hollësishme se si po reagonin eurodeputetët dhe publiku.
“Në përgjithësi, presidenti i Këshillit Evropian dhe Erdogan fajësohen për sjelljen e tyre e në atë moment. Ndërkohë, ka një qartë për presidenten e Komisionit Evropian me hashtagët të rinj #DeWoOurSeat tona ose #GiveHerASeat”- thuhet në një analizë të brendshme të parë nga POLITICO.
Është domethënës fakti që synimi i vërtetë i misionit të liderëve të BE-së në Ankara, u la në hije nga indinjata kolektive mbi mënyrën sesi u ulën në atë takim 3 protagonistët. Por pastaj, pak njerëz në Evropë dëshirojnë të kujtojnë shkallën e madhe mbi të cilën mbështeten tek Turqia, për të mbajtur larg turmat e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Dhe as nuk duan që të kujtojnë se marrëveshja BE-Turqi, përfshin pagimin e miliarda eurove ndaj Ankarasë. Për ta është më pak e rëndësishme, siç bëri televizioni shtetëror gjerman, të ndalen tek mungesa e Erdogan në konferencën për shtyp pas takimit, ku Von der Leyen dhe Michel folën për shenjtërinë e të drejtave të njeriut dhe Konventën e Stambollit.
S’ka gjë se Turqia ka pranuar miliona refugjatë më shumë se sa Evropa e pasur. Reagimi evropian është tipik për njerëzit që torturohen nga ndjenja e të ndjerit në siklet dhe të pafuqishëm. Në vend se ta pranojnë varësinë e vazhdueshme të Evropës tek Turqia për t’i mbajtur larg emigrantët nga kontinentit, dhe lëshimet e diskutueshme që ka bërë Brukseli ndaj Ankarasë për ta mbajtur gjallë atë marrëveshje, evropianët fokusohen tek stili, mënyrat dhe veçanërisht përkufizimi i tyre i veçantë i “moralit”.
Edhe nëse Evropa dështon në lojën e pushtetit, ajo është në një klasë të veçantë kur është fjala për projeksionin e epërsisë morale. Vetëm një cinik do të sugjeronte se angazhimi i BE-së me Turqinë, ka të bëjë vetëm me pagesat e saj për vazhdimin e strehimin e refugjatëve në Turqi, vazhdon argumenti i Brukselit.
Misioni i vërtetë ishin të drejtat e njeriut, dhe sidomos të drejtat e grave. Konventa e Stambollit! E çfarë ka më shumë për të thënë sesa kaq? Erdogan është justifikimi i përkryer për moralitetin e Evropës. Ai është i pasjellshëm, një diktator populist, dhe më e rëndësishmja – edhe pse nuk duhet përmendur apo pranohet kurrë – një mysliman.
Evropianët mund ta mbështesin zemërimin e tyre ndaj trajtimit që i bëri Erdogan zonjës Von der Leyen me fjalorin e feminizmit, por nënteksti është i pagabueshëm për këdo që e njeh tensionin anti-islamik që përshkon shoqërinë evropiane.
Për shumë sy evropiane, duke e ulur atë në divan Erdogan nuk e trajtoi pa respekt Von der Leyen. Përkundrazi ai e trajtoi atë, ashtu si “ata” bëjnë me të gjitha gratë. Dikush mund ta dëgjojë psherëtimën kolektive në reagimin ndaj videos nga Ankaraja:Sa me fat që jemi evropianë!
Kjo është arsyeja pse në vend se të sulmojnë Erdoganin, evropianët duhet ta falënderojnë atë. Ai jo vetëm që ribashkoi për disa ditë “fiset” e Evropës, por i ndihmoi ato të ndiheshin sërish evropianë të vërtetë. /Përktheu: Alket Goce-abc/
Lajme porthalesh. Cdo takim i ketij niveli gjithmone eshte paracaktuar nga protocolli . Si Zonja Der Leyen si zoti Michel e dinin shum mire se si do qendronin se protokolli i cakton dite perpara procedurat
Erdogani nuk poshtërohet para Europianëve kurva. Erdogani iu tregoi fuqinë kurvave sepse nuk është Rama, Zajev apo Kurti që luajnë me këta si maca me miun. A po e shifni fytyrën reale të tyre sidomos tani në kohën e pandemisë. Ky është vetëm fillimi sepse borgjet lahen patjetër në këtë botë.
Gjakoturku , Erdogani yt , tregoi respektin qe ka islami per grate dhe injorancen e sulltanit teokrat . Ai e di shume mire qe Turqia tashme nuk ka vend ne BE edhe pse la 20 vjet qe i lepin bythen Evropes .
patrioti-jam dakort me ato qe keni shkruar me nje ndryshim te vockel.
Nuk eshte Erdogani qe i lepin bythen Europes, por e kunderta. Eshte Europa qe i lepin prapanicen Erdoganit,sa here qe ai do. Kete duhet ta kishit kuptuar edhe nga artikulli i mesperm. Europa e di shume mire se pa Turqine, emigrantet aziatike do t kishin pushtuar plotesisht Europen qe per hir te se vertetes, vetem force nuk ka.
Nuk e di se kush i ka borxh njeri tjetrit, por di kete, o na ka borxh Evropa ne a nuk i ka kurrkuj.
Ne cilen bote po vjen dita qe te na lahen ato borxhe ?!!
Te udheheqesh jeten me kete mendim, ngelesh gjithmon pa marre gja’.
Mos e beni kaq te madhe.Shqiperia ka 12 vite qe rri si nuse e bukur me pune te mbaruara ne sallonin e Brukselit dhe nuk lejohet as te ulet. Turqia ka qe ne 1980 qe genjehet nga Europa, jo nj sjellje kalorsiake per European keshtu qe edhe ata duhet te mesohen me mungesen e karrigeve.Fat i keq i qelloi Zonjes gjermane qe genjeu edhe pak shqiptaret per vaksinat.Zoti Taip duhet te shtoje numrin e karrigeve ne pallat, nuk eshte nje tragedies emadhe.
Mire shume ja kane bere Erdoganit. Leri te tjerat po ai na qenka edhe mysliman. Si vjen turp. Edhe pse nuk duhet permendur e pranuar kurre. A nuk e di ai qe liria e besimit nuk hyn tek te drejtat e njeriut? Martthew KARNITSCHING.
Kur merr fuqi cdo vend apo person e humb ndrojtjen per te projektuar qofte dhe vlerat me te paragjykuara te kultures apo personalitetit te tij. Erdogani i fuqishem dergoi nje mesazh kulturor drejt perendimit nderkohe te zhytur ne luftera kulturore e identitare. Ai tha qarte qe bota jone eshte nje bote ku grate jane te nenvleresuara, nenshtruara dhe aneksuara. Inshallah kjo do jete shpejt dhe bota juaj. Perplasje e paster civilizimesh. Mbani syte hapur ju qe advokoni per nje shoqeri te hapur ketu per te gjithe sepse pas spitaleve e vaksinave vjen divani dhe kuzhina.
Votoni birin tim EdWin Ramma
Hamendje te kota, jo e lagu, po se lagu…
Deri sa ajo ka shkuar si person i dyte ne takim, kuptohet qe do qendroje aty ku qendron pjesa tjeter e delegacionit.