Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e Johnson & Johnson

13 Prill 2021, 13:33Bota TEMA

Agjencia Amerikane e Barnave dhe agjencitë federale të shëndetësisë bënë thirrje për një pezullim të menjëhershme në përdorimin e vaksinës anti-COVID Johnson & Johnson pasi gjashtë persona shfaqen një çrregullim të rrallë që përfshinte mpiksjen e gjakut dhe trombozë, dy javë pasi morën vaksinën.

Të gjashtë personat ishin gra mes moshave 18 dhe 48, njëra nga ato humbi jetën dhe një grua e dytë në Nebraska është shtruar në spital në gjendje kritike.

Pothuajse shtatë milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vaksinën e Johnson & Johnson deri më tani dhe afërsisht nëntë milion doza të tjera janë dërguar për injektim.

“Sot FDA dhe @CDCgov lëshuan një deklaratë në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Ne rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine,” thuhet në njoftimin e FDA.

Vendimi është një goditje për Johnson & Johnson ashtu edhe për planet e administratës për vaksinimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje