“Nuk e dimë ende çfarë ishin”, Pentagoni konfirmon se video e 6 “UFO”-ve mbi anijen luftarake është e vërtetë

13 Prill 2021, 11:05Lifestyle TEMA

Pentagoni ka konfirmuar se një sërë imazhesh dhe videosh që tregojnë objekte të paidentifikuara fluturuese mbi anijet luftarake të Marinës në brigjet e Kalifornisë në 2019-n janë në studim.

Fotot u zbuluan nga një hetim i Pentagonit për UFO-të nga Task Forca e UAP, e cila ka mbledhur prova për një raport për Kongresin që do të pritet në qershor.

Në imazhet, të cilat janë marrë nga regjisori Jeremy Corbell, tregojnë objekte të paidentifikuara që fluturojnë mbi katër anije luftarake amerikane.

Një nga imazhet duket të jetë një objekt në formë piramide ndërsa të tjerët mendohej se ishin dronë ose balona; megjithatë, Flota Detare i ka renditur ato si të panjohura.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Pentagonit tha për Mystery Wire: “Unë mund të konfirmoj që fotot dhe videot e referuara janë marrë nga personeli i Marinës”.

Konfirmimi vjen një javë pasi Admirali Michael Gilday, shefi i operacioneve detare, pranoi se ai nuk e ka idenë se nga filloi tufa e dronëve misteriozë në formë Tic Tac që kërcënuan katër anije luftarake amerikane në korrik 2019.

Kur u pyetën nëse Marina kishte konfirmuar identitetin e dronëve në një ngjarje mediatike të hënën e kaluar, Gilday u përgjigj: “Jo, nuk e kemi konfirmuar”.

Përgjigja e Gilday duket se përjashton teorinë se dronët mund të kishin ardhur nga një program sekret ushtarak amerikan. Kjo ka çuar në spekulime në rritje se ato janë ndërtuar nga një fuqi ushtarake rivale ose ‘diçka tjetër përtej kuptimit tonë’.

 

 

A post shared by JEREMY KENYON LOCKYER CORBELL (@jeremycorbell)

6 komente në ““Nuk e dimë ende çfarë ishin”, Pentagoni konfirmon se video e 6 “UFO”-ve mbi anijen luftarake është e vërtetë”

  1. Fatos says:

    Po nje UFO qe leshon drita sikur te ishte avion ose drone. Fuck off.

  2. janullatos arxidoglyftis says:

    eshte Janullatos po fluturon me fshese

  3. Sara says:

    UFO jane ! (Unidentified Flying Object) Kjo s’do me thene automotikisht qe jane jashtetokesore… mund te jene UFO kineze ose Ruse p.sh.

    1. Neroni says:

      E vertete. UFO nuk do te thote jashtetokesor apo alien. Thjesht objekt flututues i pa identifikuar.

  4. Kozmo says:

    ME UFOT NUK PO NDALEN. JANE PERRALLA FANTASTIKO SHKENCOR PER FEMIJET.

  5. taso kume says:

    Per mua ,eshte @Edogani bashkekomentusi jone qe na flet per Piron e epirit , e “JORGO KASTRIOTIN” sa here qe ne komentojme per Greqiret bene karshi AMERIKES me dronet e avancuar RUSE se kane fe te perbashket, pasi dihet se ata ja serviren gjuhen moderne dhe fene ortodokse zeshkaneve te ardhur nga AZIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje