Rama tregon pse s'pranon debat me Bashën: Duhet të jetë përballë një lider i vërtetë, jo një lider që i fsheh personat që mund ta fshijnë për 30 sekonda

13 Prill 2021, 22:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka treguar arsyen se përse nuk pranon të bëjë dbat publik me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se për të bërë debat, do duhej që përballë të kishte një lider që mban përgjegjësi për atë që thotë dhe për atë që bën, dhe jo një lider që i fsheh ata që mund ta fshijnë nga ekrani për 30 sekonda.

“Nuk di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat mes kryeministrit dhe rivalëve. Nëse është traditë dhe unë e kam thyer…

Do të duhej të ishte vërtetë përballë një lider që do të ishte tërësisht përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën, jo një lider që i ka fshehur nga ekranet ata që e imponojnë dhe që mund ta fshijnë nga ekrani për 30 sekonda”, tha Rama.

1 komente në “Rama tregon pse s’pranon debat me Bashën: Duhet të jetë përballë një lider i vërtetë, jo një lider që i fsheh personat që mund ta fshijnë për 30 sekonda”

  1. xha jaho says:

    Une nuk jam dakord me ju zoti Rama !
    Ju duhet ta pranni debatin me opozitarin (qofte Lyli, Sala, Meta apo dhe Dash shehu apo Nard Ndoka e Mediu me Idrizet).
    Este momenti historik, qe ti a plasesh ne surrat ne LIVE perpara syve te te gjithe shqipetarve votues, pislliqet e tyre (vrasjet, vjedhjet, gerdecin, piamidat, shitja e detit, djegijet me moltov te paralementit para dy tre vitesh, bojkotin e paralementit dhe te zgjedhje lokale, mashtrimet de letrat q ata i shkruajne evropes kundra shqiperise etj etj.). Dy oe debat ti i freskon popullit pislliqet e ktyre baditeve qe duhet te ishin te jashteligjshem dhe ne Rec dhe jo te pretendojne te rivijne ne pushtet. Kurse ata kane vetem nj retorik sterile : Oliark, Oligark, Oligak….!
    Beje kete zoti Rama, sepse Shqipetaret e kane memrien e shkurter dhe rrehen me premtimet e Lylit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje