Shqipëria gati të marrë vaksinën ruse, miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”

13 Prill 2021, 15:22Sociale TEMA

Me Vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse “Sputnik V”.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ku ndër të tjera thekson: “Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi”.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

1.Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

2.Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

4 komente në “Shqipëria gati të marrë vaksinën ruse, miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V””

  1. Mric Pyllnori says:

    A po kthehena prap nga Stalini a?!

    1. ana says:

      O Pillnor, nuk ka rendesi ngjzra e maces, rendesi ka kapi minjt!

      1. Mitch Pyllnuery says:

        Duhet me ken maçok rrace qi ti kapsh minjt pa humbje n gjah.
        Rrac e mir
        Rrac arjane..

  2. Fieri says:

    Shum mír. Vaksina ruse esht shum her me é mír sé ajo anglez dhe kineze edhe pse europa sé ka pranuar akoma sepse esht politik midis Europe’s dhe rusis.. Shqiprija té shkoj Hallin é vet dhe Jo cá thot europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje