Shqipëria s’ka nevojë të sakrifikojë fëmijët e askujt, dhe as Ilir Meta nuk bëhet dot Bac

14 Prill 2021, 14:07Politika TEMA

Ai është heroi i parë i Kosovës.

Kur ai lindi, i ati e mbuloi djepin e tij me flamurin kuq e zi dhe sipas zakonit shtiu me breshëri në ajër. Ai vdiq në të njëjtën mënyrë…

Ai është rezistenca epike, liria, simboli i luftës për atdhe.  Ai është shumëçka për të madh e të vogël në Kosovë.

Adem Jashari ra dëshmor në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt (këtu e 23 vjet më parë) në një përballje të përgjakshme për tre ditë rresht me ushtrinë serbe.

Ai humbi jetën bashkë me 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshi gra, fëmijë dhe pleq. Shpëtoi vetëm mbesa e tij, Besarta, atë botë 10 vjeç

Eshtrat e tij bashkë me të familjes prehen po aty. Çdo vit përkujtimor ndizen pishtarë në secilën prej varreve. Ai është vendi “ku falen” politikane të gjithë ngjyrave dhe qëndrimeve nga e gjithë hapësira shqiptare.

Aty të gjithë bëhen një. Një pakt i heshtur që duhet respektuar deri në botën e përtejme. Sepse e tille ishte figura e tij dhe po ashtu edhe vdekja…

Deri 24 orë më parë, kur Ilir Meta hoqi një paralele me të.

“Po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Meta, “edhe fëmijët e mi le të shuhen si të Adem Jasharit”.

Askush deri me sot nuk kish hequr një paralele të tillë.

Sepse askush nuk ka historinë e Adem Jasharit. Ilir Meta nuk lindi si Adem Jashari, nuk u rrit i pushtuar e as nuk rroku armët për liri.

Ilir Meta është djali i një babai dhe një nëne të thjeshtë, skraparllinj, si shumë të tjerë. Ilir Meta nuk provoi as dhunën, as thundrën.

Ilir Meta, ndryshe nga Jashari, u shkollua dhe pat fatin të bëhej pjesë e lëvizjeve asfare të përgjakshme për pluralizmin e parë në vend.

Ilir Meta ka marrë gjithçka nga ky vend.

Një njeri me dy anë të medaljes, nën paranojën se mund të defaktorizohet, Meta bëri thirrjen e pazakontë dhe hoqi paralelen më të pamundur.

Askush në këtë vend nuk ka nevojë e nuk po i kërkon të sakrifikojë fëmijët e vet dhe për askënd. Përkundrazi, edhe fëmijët i tij, të arsimuar si pak kush në shkolla të shtrenjta jashtë vendit, i duhen Shqipërisë.

Nëse “dhimbja” e Ilir Metës është kaq e madhe për shtetin, demokracinë dhe vetë vendin, atëherë le të “dorëzohet” vetë ai i pari, pa armë e luftë. Të hapë rrugë si një prej protagonistëve kryesor (në mos më kryesori) këto 30 vjet të jetës politikë shqiptare për këtë derexhe politikë, mendësi e shtet që jemi sot.

Ilir Meta nuk ka nevojë as të flijohet e as të mbyllet në ndonjë “kullë” me armë në dorë bashkë me fëmijët e Monikën. Ndaj kujt?. Ndaj shqiptarëve të tjerë përballë tij që nuk e votojnë

Ai nuk është Adem Jashari i një jete tjetër, kohë tjetër, historie tjetër, ideali tjetër, sakrifice tjetër, simboli tjetër, rezistence tjetër, pra e gjithçkaje tjetër përballe një armiku të gjallë…

Ai sot është vetëm Ilir Meta…përballë vetes.(SI)

18 komente në “Shqipëria s’ka nevojë të sakrifikojë fëmijët e askujt, dhe as Ilir Meta nuk bëhet dot Bac”

  1. sako says:

    Perkulem me nderim dhe respektin me te thelle per ate qe beri dhe dha per Kosoven dhe Shqiptarine Familja Jashari. Vrasesi Ilir META nuk behet kure trim dhe burre. Kauza e tij familjare dhe politike eshte e tij dhe sdo te jete kurre e Shqiptareve. Samuel Johnson ka thene “Patriotism is the last refuge of the scoundrel”. Mallkimi dhe dhimbja e ketij populli ju ndejekte si familje brez pas brezi.

    1. E ke gabime says:

      Amen po Qfare na duhen femit e ti??? Ata do behen hajduta si i ati dhe e ema.. Se pse Jane rritur me luge? floriri?.. Dhe keta lloje njerzish Jane lindur per te ber keq.. Qfare do pune ate qe do ben do Punone per te skllavrue njerzit. Nje njeri qe nuk e di Qfare eshte Puna dhe si fitohet leku me Pune ai njeri eshte i pa shpirt dhe kerkone te perdore te tjeret si skllever ter jeten…

    2. ben says:

      sako-bashkohem me juve. Adem Jashari eshte hero i popullit shqiptar dhe do kujtohet pergjithmone si i tille, ndersa Meta eshte hajduti me i madh i vendit dhe me perbuzje do mbahet mend si i tille.

  2. Xoni says:

    Adem Jashari skrifikoi familjen dhe femijet e tij per femijet dhe familjet e shqiptareve te Kosoves…..
    Ilir Meta kerkon te sakrifikoje familjet dhe femijet e shqiptareve per interes te familjes se tij .Ky eshte krahasimi !

  3. Dhe kete idiotesi kishim mangut says:

    Mos po pergatitet per ti dhene ndonje dekorate familjes se vet si pasardhes te vepres se Adem Jasharit,se per sakrifice po bejne mjaftueshem duke qendruar larg familjes(ne Angli).Me kete krahasim kerkon te njollose figure e Adem Jasharit.

    1. Blerta says:

      Ahahaaaahaaahaaaa, shume e bukur!

  4. Filozofi pa tru says:

    Pe qe se eshte fjala per pordhe te medha ne jemi te paret.
    I pari ka qene Saliu qe kulmin e arriti me deklaraten se ai i shiti naften Millosheviqit, per te pasuruar Shqiperine.
    I dyti eshte Basha kur flet per heroizmat e tij ne UMNIK apo qe kur ka qene femije.
    I treti eshte Iliri qe gjitmone jeten e tij dhe te femijeve e “sakrifikon” per Shqiperine. Etj Etj.
    Ne Kosove po ashtu e njejta gje. Kulmin e arrin Kurti qe nje here flet per “Bashkimin Kombetar” dhe heren tjeter se kjo gje eshte e pamundur. Vjosa flet per madheshtine e xhaxhajt te saj qe ka qene ballist ne Shqiperi.
    Te gjithe keta harojne se jane njerez si gjithe te tjeret. Edhe ne “populli” kemi jeten tone, por nuk flasim vend e pa vend…
    Sipas rradhes dhe sirase, shumica e “udheheqesve” tane shesin nderin dhe interesin mbareshqiptare, per bythen e tyre. Na shesin neper bote, per perfitime personale.
    Bota “romantike shqiptareve e djajve”, eshte e destinuar per injorancen tone. Kemi shume injorante qe u besojne fjaleve dhe jo veprave. Kjo injorance shpesh duket edhe ne kete portal ku mbeshtetesit e ketyre “heronjve” nuk argumentojne por shajne me fjale te pista. Kemi nevoje per nje “Rilindje Kombetare” Kemi nevoje qe “udheheqesit” te behen njerez te zakonshem dhe injorantet popull…

    1. qytetar says:

      Koment i sakte pa komente Filozof !

  5. Skrapari te urren says:

    Meta ka treguar se i ka sakrifikuar femijet e vet. I ka cuar deri ne Angli per te studjuar se ne Shqiperi nuk kishte vende.

  6. valdet says:

    Te krahasosh kryehajdutin e floririt me heroin e trojeve Shqipetare Adem Jashari eshte turp kombetar por ky komb ka shum plera si ne Kosove apo ne Shqiperi qe e meritojne fjalen plere.

  7. 007 says:

    Nderim ! Respekte ! Per familjen e madhe A .JASHRI. Hajduti ILIR META te dorzoje thesarin e krrabes popullit.

  8. k says:

    Po të duroni dhe pak,Meta do hyjë në konkurrencë edhe me Skënderbeun.

  9. Pensionist says:

    I jashtezakonshem aresyetimi!
    Ky shkrim eshte nje drite e madhe dhe nje ilac per te gjithe egoistet dhe fjalamanet e politikes shqiptare.
    Te ikin sa me pare nga politika! Perse kerkojne me cdo kusht vota, kur nuk i meritojne?!
    Lerini heronjte! Lerini te qete Heroin e Jashtezakonshem te Prekazit, te pavdekshmin ADEM JASHARI! Ai kurre nuk mund te krahasohet me nje ilir meta, qe, si ia nxe goja dhe kerkon te behet ”martir”! Ai nuk ka te krahasuar as edhe me nje tjeter!
    Sa i papergjegjeshem ilir meta!
    Nderim pa kufij per kete shkrim brilant SI!

  10. NGa Myzeqeja says:

    LIke Flriri:Ti je pjelle KUrve..dhe Femijet e tu jane Pjelle Kurve….Ropte ku ti kesh…Burgun e ke Pake..dhe ik mos na Ndyje Heronjte ..lol

  11. Buda says:

    Ilir Meta do t’i gezoje kallepet e floririt te shtetit ne Kerrebe, qe te gjitha dyshimet te cojne tek dora e tij me bllok
    dhe i kane siguruar atij nje pension te arte ne parwet e gjelberuara te Londres.
    Ndersa Adem Jashari do te perjetesohet ne permendoren e bronxit qe brezat e ardhshem te Shqipersie +Kosoves
    do t’ia ngrene ne vend te permendores qe dhenderri i Serbise, Sali Berisha, ia ngriti agjentit te Serbise,
    hajdutit dhe kriminelit te demokrateve e vrasesit te patrioteve kosovare, Ahmet Bej Zogollovicit. Po ashtu,
    Bulevardi nga Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skenderbej” e meriton te mbaje emrin e lavdishem te tij.

  12. Tepelensi says:

    Ilir debili prape e ka tepruar
    Femijet kote i ka ngateruar
    O rrugac femija nuk ka faje
    Kur ha m..t nena dhe babaj
    *
    Aman zotrote ta kame rixha
    Mos na e beje kete shamata
    Lere moniken ne punen e vete
    Te argetoje kllounet e shkret
    *
    Per sa i perket Adem Jasharit
    Ai kish ne vena gjake shqiptari
    Ti ne vena ske gjake po m…t
    Ti sje shqiptare por nje hajdut
    *
    Ri urte dhe veri doren bythes
    Dhe prite letrat e AMERIKES
    Femijet ti kesh gjithmon mire
    S’eshte urim por eshte deshire

  13. KOSOVA E BOLETINIT says:

    Pas Skenderbeut, Adem Jashari dhe Albin Kurti jane dy figurat me te shquara te kombit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje