Balla- Alibeajt: Shpifësa të dëshpëruar. PS ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi e komunikimi me njerëzit

14 Prill 2021, 12:12Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një komunikimi në emisionin “Breaking” në Top News deklaroi se akuzat për databazën janë servirur nga një portal pranë Partisë Demokratike.

Balla i bën thirrje SPAK dhe Prokurorisë që të hetojnë rreth kësaj çështje, si dhe personat të cilët kanë shpërndarë lajme të rreme të mbajnë përgjegjësi penale.

Sekretari i Përgjithshëm i PS thotë se kushdo që ka hedhur baltë mbi partinë e tyre do të përballet juridikisht me ta.

Balla gjithashtu theksoi më tej gjatë fjalës së tij se Partia Socialiste pret që në zgjedhjet e 25 prillit të mund të sigurojë 800 mijë vota.

“PD bën ca ngacmime që nuk kanë as peshë dhe as vlerë. PD duhet të kuptojë që zgjedhjet janë vendimi i popullit dhe jo i partive. Akuzat për databazën janë servirur nga një portal pranë PD. Çdo parti politike ka databazën e saj dhe bën sondazhe.

Thirrje SPAK ta hetojë këtë çështje, por edhe ata që shpërndajnë lajme të rreme. Për çdo kallëzim të rremë mbahet dhe përgjegjësi penale. Partia Demokratike është duke shkruar raportin për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Ky është një plan i gjerë për alibinë e PD për humbjen e zgjedhjeve. Unë ju thashë si funksionon ngritja e database në të gjithë partitë në të gjithë botën”, u shpreh Balla.

“Ne presim që në zgjedhjet e 25 prillit PS të sigurojë rreth 800 mijë vota shqiptarësh që janë të gatshëm të mbështesin Edi Ramën. Gjithë fushata zgjedhore organizohet e tillë në kohë. Nuk ka asgjë për tu shqetësues, është një formë organizimi që është shumë transparente, të dhënat që disponon e-albania janë të disponueshme për këdo.

Ne në Shqipëri kemi garantuar me ligj mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithmonë jam i parimit se në momentin që fillon hetimi nga drejtësia shamata duhet të pushojë, mendoj se duhet nxitur institucioni i Prokurorisë ta hetojë këtë çështje deri në fund.

PS të gjithë sharësat me pagesë në protokollet e parave të PD dhe këdo tjetër që ka përdorur mediat për të hedhur baltë mbi PS do të përballet juridikisht. PS nuk prek asnjë të dhënë personale në mënyrë të jashtëligjshme”, deklaroi Balla

2 komente në “Balla- Alibeajt: Shpifësa të dëshpëruar. PS ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi e komunikimi me njerëzit”

  1. Kalec Dega says:

    Une ma shume besoj Tualet Pallen..databaza?????!!!! si tepsia e tij….LOL!
    =
    Filloj fushata dhe jo vetem per Partine por edhe ne Tema duke censuruar komentet e lexuesve te nderuar te TemeS.
    =
    Kam vene re qe kohet e fundit vecanerisht polict e TemeS jane me te angazhuar per te censuruar komentet.

  2. Beci Benet says:

    Shoku Tualet,
    Ju lutem brenda mundesive tuaja te me thoni/konfirmoni kush eshte patronazhisti im. Ju siguroj fshehtesine e ketij informacioni.
    Falemnderime sekrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje