Çfarë po ndodh me Ilir Metën?

14 Prill 2021, 10:07Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta?

Kjo është pyetja që e ngrenë të gjithë. Madje, edhe ndërkombëtarët që kanë ndenjur larg kësaj çështjeje.

Meta  po i habit të gjithë me pretendimin e tij të një force ushtarake, ose dhe popullore, të cilën nuk e ka fare.

Një herë Meta na thotë se do të bëjë kryengritje.

Pastaj, ai na thotë që 26 prilli është marrja e pushtetit me dhunë çliruese.

Pastaj, na tha që ky vetë do të priste duar e duar vjedhësish të votave.

Pastaj, i kërkon takim Ramës për zbutje, dhe ky nuk ia jep.

Pastaj, ai ngre lart figurën e Sali Berishës, “si një lider me aftësi humane dhe shtetformuese”, në mënyrë që ky ta ndihmojë Metën në një kryengritje antiamerikane në Shqipëri. Pse, o Metë, e ka harruar vitin 1997 Saliu?

Pastaj, Meta godet ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, dhe thotë që atë e drejton Edi Rama.

Pastaj, pasi ia thyen hundët zv. ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe i thotë që ambasadorja Yuri Kim ka vepruar vetëm sipas porosive që vijnë nga Uashingtoni, Meta hesht, dhe i sulet Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit, njëlloj siç sulej Hitleri mbi shtetet që pushtonte.

Pastaj, thotë me tërbim që do të rrëzojë reformën  në drejtësi, se ajo është e Ramës. Por Uashingtoni politik qesh me të, dhe Matthew Palmer flet sërish e i thotë me  një farë ironie Metës: “Reforma në drejtësi në Shqipëri është tërësisht vepër e Amerikës”

Pastaj, Meta hesht, dhe turfullon së brendshmi, dhe del sërish duke thënë se do të “pushtojë Perëndimin”; kurse amerikanët qeshin dhe i thonë se Rusia është një shtet i drobitur.

Por, Meta prapë e prapë na del para shqiptare me ca fjali force të palidhura stilistikisht në gjuhën shqipe, dhe po i duket vetja se ka mbrapa një ushtri të tërë.

Mirëpo ky Meta nuk ka asnjë lloj force, veç duarëve dhe parave të vjedhura, fare forcë nuk ka, atëherë pse kërcënon Shqipërinë me ushtrim force?

Po paratë?

Ndoshta ka menduar që me paratë e tij të paguajë, për terror, individë të krimit. Por, ama, në këto ditë, edhe një arsenal armësh po i kapen krimit të organizuar. A thua të jetë rastisi kjo? Mos vjen kjo ngjarje nga hedhja në veprim e parave të Metës drejt bandave kriminale, dhe këto tani po kapen nga sistemi i sofistikuar perëndimor në Shqipëri?

Edhe nëse është kështu, që Meta po paguan krimin, prapë kjo është dobësia e tij. Krimi shqiptar nuk ka kurajë për të ushtruar terror antishtetëror, se e ka shumë frikë shtetin.

Po, pse është katandisur Ilir Meta në këtë lloj dehjeje patologjike?

Është rrjedhojë e frikës nga SPAK.

Por lodhet kot. Meta, SPAK-ut nuk i shpëton dot. Kërcënimi fëminor nuk e tremb dot politikën amerikane.

Por, a nuk e di Meta këtë?

Ç’thurrja mendore shpesh e çon në infantilizëm pushtetarin e akuzuar, dhe kjo moshë mendore prej fëmije, e katandis atë në një person qesharak, duke bërë të fortin, kur është pa fare forcë.

Prandaj, edhe shqiptarët po qeshin me Metën, gati në çdo darkë, para televizionit.

9 komente në “Çfarë po ndodh me Ilir Metën?”

  1. Byrek byrek, o usta Murat, Meta te vjedh e Sala te vret, o usta Murat... says:

    Bravo avokat, ke thene ate qe shume shqiptare mendojme. E mezi presim ate dite kur SPAKu te nisi gjuetine madhore.

  2. Kozmo says:

    NJE LOLO I VERTETE, ESHTE NJE MINUS I MADH PER SHQIPERINE, TE KETE NE KRYE NJE PRESIDENT SI META.

  3. Zhgenjim says:

    Forca SPAK! Mos u trembur!
    I’M eshte i pari qe ka menduar se nuk do vinte shteti!
    Duhet te nxitoni SPAK se po qelbe Shqiperine!
    Nuk eshte ne presidence! Eshte ne Vlore ne shtepine e ndonje personi te “forte qe po tall trapin me te!
    Here no ne pergjim! Se mund te beje prape ndonje brockulla si e Rinasit! Nato dhe forcat e saj jane ne shtepine tpne qe quhet Shqiperi! Jane ne kodin e Mikut! Mos na flliqi para botes!
    Meqe eshte ne Vlore come no ca dite Ilirin ne Spitalit psikiatrik! B.Leskaj qe e mbeshtetur ate humbi gjithe kredibilitin qe Astriti kur ishte Kryetar i KLSH! Do e fotoja Bujarin! Por jo me!

  4. Vranakonti says:

    E vertete eshte zoti Ngjela,por me Meten, nuk po qeshin vetem shqipetaret,por edhe femijet e shqipetareve.Eshte bere si nje klloun qe gajasen njerzit.Ai duhet lidhur dhe duhet çuar ne psiqiatrine e Vlores me qe eshte tani atje.

  5. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER AVOKAT NGJELA !!! Po té dalin NJÉ mé NJÉ PARASHIKIMET qé ke bèré i DASHUR AVOKAT NGJELA !!! Je i MREKULLUESHÉM dhe i PAARITSHÈM i DASHUR AVOKAT NGJELA , dhe té LUTEM MOS u NDAL sé SHKRUARI . RESPEKTE pafund pèr AVOKATIN BRLIANT SPARTAK NGJELA ???????????????⚖⚖⚖⚖⚖??????????????

  6. ilir says:

    Avokat , Meta pak po ben me hallin qe ka!
    Nuk ka fuqi me shum se shum me teper do bente vetem qe ti shpetoj gremines!

  7. k says:

    Eshte drama e braktisjes nga gjithe lajkatarët si ata të byrosë politike
    pasi fliste enveri.Tani ka folur amerika kurse fshatari injorant do vrasi veten.

  8. Marko says:

    Meta eshte bolekandari

  9. Fasllija says:

    Armet qe u kapen ditet e fundit qe ishte nje arsenal i mirefillte, vijne nga kosova, nuk eshte çudi e haradinajt dhe e kurtit, sepse keto i tradheton vetvetja. Ardhja e kurtit dhe takimet si kaçak naten, ardhja e vjoses takimi me berishen dhe e haradinajt me monen, jane takime agresioni ne bashkepunim. SHIK duhet te investigoje tek ato arme, sepse ne kufi imunitet vetem ket njerez kane. Eshte mese e vertete se haradinaj ka bere transferta parash ne interes te metes. Çmendja e metes eshte deshtimi i gjithçkaje qe kurdis me keta njerez. Ai kerkon gjak njeriu ku te plotesoje epshet prej killeri. Mjaf me me , per hir te destabilitetit, per hir te nderkombetareve e tjer, qe meta i perdor sa here eshte ne hall. Ky do jete i rrezikshem deri sa OFL dhe SPAK ti trokasin ne dere. Atehere dhe shqiptaret do jene te qete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje