Bilushi i Metës tregon reagimet për skenën e vetëflijimit që ka përgatitur Meta

14 Prill 2021, 19:01Antena TEMA

Pas deklaratave të forta të Ilir Metës, se është gati të vetëflijohet me fëmijët e vet si Adem Jashari për të mbrojtur votën e lirë, ka pasur shumë reagime nga liderë të ndryshëm politikë në Shqipëri e  Kosovë.

I pari që reagoi ishte Edi Rama:

Kryeministri Rama: I nderuar zoti president! Kam dëgjuar që doni të flijoheni për votën e lire, bashkë me fëmijët.

Në të rekomandojmë mos ta bësh këtë.

Kemi bindjen se do të jetë më keq për ju po u vendos vota e lirë, pasi mund të humbisni pushtetin dhe do ta lësh partinë rrugëve.

Prandaj më mirë vazhdoni siç e keni aktualisht, se mund të kapni ndonjë gjë.

Sali Berisha: I dashur Ilir! Vendimi juaj për të sakrifikuar fëmijët për pushtetin, më ka prekur thellë.

Dhe unë kam sakrifikuar gjithçka për fëmijët, biles kam sakrifikuar dhe pushtetin për fëmijët, kurse ju po sakrifikoni fëmijët për pushtetin. Kjo është gjë e madhe.

Lulzim Basha: I dashur Ilir! Vendimi juaj për t’u vetëflijuar për zgjedhjet në Vlorë, më ka tronditur thellë.

Kam 24 orë pa gjumë. Të lutem më thuaj që nuk do ta bësh, se jam i dërrmuar nga pagjumësia dhe s’do kem më fuqi për fushatë.

Monika Kryemadhi: Kur Iliri tha do sakrifikoj bashkë me fëmijët, nuk e ka për fëmijët në shtëpi, por djemtë e vajzat e LSI-së, se i ka si fëmijët e vet.

Ne jemi familje e madhe.

Albin Kurti: Nëse Ilir Meta e mban fjalën, ai do jetë një hero i vërtetë.

Unë i them atij ik i qetë, se LSI-në e marr unë dhe e bëj Vetëvendosje të Shqipërisë dhe ëndrra juaj do jetojë në shekuj.

Përfaqësuesit e UÇK-së: Zoti president!

Krahasimi i sakrificës së premtuar nga ju me familjen Jashari na ka prekur thellë.

Për ne është e rëndësishme që e ke kuptuar më në fund, që pa ikur ti nga kjo botë, nuk bëhet Shqipëria.

Yuri Kim: Jam e prekur nga vendimi i Ilir Metës për t’u sakrifikuar për zgjedhjet e lira, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi në zgjedhje bëhen shumë premtime që nuk mbahen.

Ne do ta vëzhgojmë nga afër.

4 komente në “Bilushi i Metës tregon reagimet për skenën e vetëflijimit që ka përgatitur Meta”

  1. ce says:

    E ka fjalen Habib Burgiba jo per femijet qe jetojne ne vilen e Londres por per lrisat erotiko naziskine te Jales qe jane betuar se per liderin japin dhe jeten. Keshtu ndodhi dhe nje muaj para fundit te luftes se dyte boterore ne Berlin. Ku Fyrheri mobilizoi femijet 12_14 vjec me arme ne dore per te mbrojtur Berlinin . Keto femije bekoheshin nga Fyrheri para se te niseshin per front dhe u recitonte ndonje vjershe patriotike dhe gruaja e dr. Gebelsit. Dhe ne fakt keta femije shkuan mish per top bashke me Fyrherin qe vrau veten duke sakrifikuar dhe femijet e tij per Gjermanine.

  2. qytetar says:

    Humor …por me se i vertete.

  3. Bili bilja hop topi metes says:

    Hahahhahajahaha…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje