Mikrochipi i parë në tru mund të implantohet brenda këtij vitit. Deklarata mbërrin nga numri një i Neuralink, Teslës, SpaceX etj, Elon Musk, pas testeve me sukses të kryera në një majmun, që ju implantua një chip në tru, i lidhur me një kompjuter.
Projekti nisi që në vitin 2016 nga njeriu i së ardhmes, dhe ka në thelb idenë për të qenë gjithnjë të lidhur me internet nëpërmjet një implanti në tru që bën të mundur komunikimin vetëm me forcën e mendimit.
Sipas mjekëve implantet në tru janë tashmë realitet dhe janë përdorur për stimulimin cerebral tek të sëmurët me Parkinsondhe Alzheimer, apo tek pacientët e paralizuar që kanë arritur të lëvizin me gjymtyrë artificiale.
Në projektin e Elon Musk, implantet në tru mund të lexojnë dhe shkruajnë aktivitetin cerebral dhe lidhja tru-pajisje, mund të realizojë çdo gjë, nga kurimi i sëmundjeve e deri tek fuqia telepatike për njeriun.
Neuralink deri tani testimet i ka kryer edhe mbi kafshë të tjera përveç majmunëve, një ndër të cilët edhe derri. Kështu premtimi i radhës është testimi mbi njeriun brenda vitit 2021.
Ksaj i thon “me t hudh trut e derrit”.
Merre me t zgjutin e botes,lidhe çip me çip me trut e derrit ,ja ku u bo budalla.
Ose merr derrin,lidhe me njeriun,ja ku u bo derri njeri.
Si ke ato pikturat e piramidave t egjiptit ku kemi njers me kok ujku ose zogu.
Siç duket ky Elon Musk i ka kopju kto gjona nga egjyptjant e lasht.
Bo vaki qi “bota rrotullohet”…
Sa rrot bari qe je o Kinan
Sara
Do kemi t Pime n distanc bashk.
Ne te dy t lidh me tela kompjuteri n kry,un n Amerik ti n Jurop,un Pi e tij hungëri…un oh e ti ah,un shtyp,ti e hyp,un baj…ti qaj(prej qejfit)..
hahahahaha
e modhe
Nuk eshte hera e pare qe implementohet nje cip ne trurin e nje njeriu, ka vite qe behen keto, megjithese akoma ne faze eksperimentale te ndjekura hap pas hapi nga studiuese te fushes. Nuk ka lidhje fare me telepatine dhe lexohen shume pak te dhena, jo te dhena te rendesishme. Trurin e njeriut nuk mund ta kopjosh te gjithin, sepse menyra e ruatjes se infos ne tru nuk eshte si ne kompjuter ne baze te elektroneve ne cip.