Pas deklaratës së Ramës se është i gatshëm të bashkëpunojë me Lulin pas zgjedhjeve, me kusht që të distancohet nga Meta e Berisha, Bilushi i Metës bëri këtë koment për gazetarët:
“Presidenti Meta është i përgatitur për situata të tilla.
Nuk është hera e parë që ai ndeshet me aleanca të tilla fluide të Lulit me Ramën.
Më 2015 ata u bënë bashkë dhe donin ta çonin Metën në burg për cështjen CEZ- DIA, duke punuar pas shpinës së Doktorit, përmes Damianit.
Vetëm kur Meta kërcënoi Ramën se Luli nuk kishte 20 deputetë, por vetëm 5 do të shkonin me të, nëse tradhtonte Doktorin, Luli u tërhoq.
Pastaj erdhi tradhtia e pashoq e vitit 2017, kur ata u mbyllën bashkë në një dhomë për katër orë kundër LSI.
Por prapë nuk ja dolën dot se LSI i mori 19 deputetë.
Pastaj erdhi tradhtia e madhe.
Rama i dha Lulit dy vila tek Papuli dhe ai dogji mandatet, duke lejuar Ramën të ndryshonte ligjin elektoral dhe të katandisej opozita sot në këtë gjendje që është.
Ajo ishte shitje e pastër, duke futur në valle dhe Monikën, që nuk kupton.
Komploti vazhdoi më tej.
Luli ra dakord t’i linte gjithë bashkitë, pasi mori dy vila në Hamallaj, dhe kishte bërë marrëveshje që t’i linte në mes protestat, pasi gjoja do t’i bërtisnin amerikanët.
Ky është një film i njohur që Meta nuk e ha, ndaj shtyu datën e zgjedhjeve.
Por ai respektoi datën e Ramës dhe jo datën e Metës.
Përpara zgjedhjeve të dy ranë dakord që Luli të mos e fuste LSI-në në listë dhe Rama të luftonte që votat e LSI t’i marrë Luli.
Këtë do ta shikojmë pas 25 prillit, por Meta i është betuar Kushtetutës, se nuk do t’i lëjë ta gëzojnë pushtetin asnjë ditë.
Bërja publike e marrëveshjes së fshehtë prej Ramës, bëhet me qëllim që të inkurajojë ndonjë tradhtar nga LSI që të kalojë me PD, ose me PS.
Por ai nuk e kupton se kjo vetëm sa e forcon LSI-në.
Pastaj të dy bashkë u kanë mbushur mendjen priftërinjëve katolikë, të bëjnë deklaratë kundër blerjes së votave, meqë kapën një të LSI-së me lekë në Pukë.
Po këta katolikët, edhe e kanë Tomën në krye të vendit, dhe bëjnë deklarata gjoja kundër LSI-së.
Meta Baba Mondin ka të parë të të fesë së vet, dhe ai nuk ka folur ndonjë herë që bektashinjtë shesin votën, se janë njerëz me dinjitet.
Në fund dua t’u them, se Lul Basha ka firmosur një marrëveshje me LSI-në për koalicion pas zgjedhor dhe po e shkel atë me të dy këmbët.
Këtë ka për ta paguar shtrenjtë më 26 prill, kur të lutet ta nënshkruajmë prapë marrëveshjen”.