Kryeministri Basha, një kukull e varur në çengelin e Ilir Metës

15 Prill 2021, 13:19Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në rrokopujën e shifrave, premtimeve e ofertave që artikulon nga mëngjesi në darkë, kryetari i opozitës nuk harron të ofrojë as rikthimin e shpenzimeve për të sëmurët e Covid 19 (gjëja më qesharake e dëgjuar nga fillimi i pandemisë), as të ulë taksa të cilat tashmë janë ulur ose edhe hequr fare, apo të shpërndajë një vakt falas për të gjithë fëmijët e shkollave. Vetëm ky sanduiç për fëmijët shqiptarë kushton mes 60-80 milion eurove në çdo vit buxhetor, sipas ekspertëve të ekonomisë.

Ka një shifër megjithatë të cilën deri më sot Lulzim Basha as e ka artikuluar dhe as do ta artikulojë deri ditën e zgjedhjeve. Mos ja kërkoni, mos e pyesni dhe mos e ngacmoni fare; as që ka ndërmend t’jua thotë ndonjëherë. Është fjala për numrin e mandateve që partia e tij synon të marrë në 25 prill. PD ka hyrë në zgjedhje pa një objektiv konkret mandatesh.

Deri më sot ka plot liderë politikë që kanë hedhur në meidan objektivat e tyre elektorale. Edi Rama e shfrenon fantazinë deri në 88 mandate të fituara si objektiv maksimal. Të njëjtën gjë bën Monika Kryemadhi, e cila vijon në traditën e të shoqit, i njohur në të shkuarën për premtime shifrore që ngjajnë me filma fantastiko-shkencorë. “Marrim 35 mandate, jo-jo marrim deri në 45”, thoshte dikur Ilir Meta dhe asnjëherë shifra reale nuk ishte diçka më shumë se një fraksion i vogël i premtimit parazgjedhor.

Lulzim Basha refuzon t’i hyjë qoftë edhe aritmetikës realiste në këtë pikë. Sepse të jesh realist në kushtet e kreut të PD sot, do të thotë të pranosh para shqiptarëve një të vërtetë të hidhur e me shumë spec, që Luli nuk ka sesi e pohon publikisht: pra, që PD nuk mund t’i arrijë në asnjë kombinacion dhe në asnjë rrethanë e vetme, 71 mandatet për të pasur shumicën parlamentare. Do t’i duhet në të gjitha mundësitë dhe kalkulimet e përfytyrueshme paterica e LSI, e shoqëruar nga një ters kozmik i socialistëve ditën zgjedhjeve.

Matematika e shifrave zgjedhore është e thjeshtë dhe kokëfortë. Partia Demokratike ka marrë në zgjedhjet e fundit në 2017, 43 mandate parlamentare. LSI ka marrë 19 të tilla. Sado të rritet në shifra partia e Bashës, pakkush mund të jetë kaq i guximshëm sot në biznesin e zgjedhjeve, që të pretendojë se Luli do ta shtojë me 28 mandate, portofolin parlamentare të partisë së tij. Kush njeh hartën elektorale të Shqipërisë e di se kjo mund të arrihet vetëm nëse vendi ynë do të bashkohej me Kosovën a Maqedoninë e Veriut!

Ky realitet kokëfortë shifrash, ka nga pas një analizë politike, në rast fitoreje të opozitës. Një analizë të cilën shumëkush nuk po e bën këto orë të ethshme fushate.

Kryeministri Basha, i dalë nga një fitore e PD në partneritet me LSI, do të kishte shumë pak arsye që ta kthente me fund gotën e shampanjës së fitores. E kjo i detyrohet një numri rrethanash të cilat e bëjnë të trazuar dhe krejt të brishtë shumicën e tij politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Një qeveri PD-LSI e gjen të vetmin precedent në vitin 2009, kur Meta i dhuroi 4 votat “e arta” Sali Berishës, për të bashkëqeverisur për katër vitet në vijim. Ajo qeveri u mbajt në këmbë me një marrëveshje xhentëlmenësh (natyrisht edhe më shumë miliona euro pushtet të ndarë mes dy partive), e kjo i detyrohej kryesisht peshës, karizmës dhe hijes së rëndë të Berishës dhe Metës. Bashkëqeverisnin dy burra që i merrnin vetë vendimet për partitë që drejtonin, pa pasur nevojë të pyesnin me sms ata që qëndronin pas perdeve. Pas perdeve, përkundër rastit të Bashës, nuk kishte asnjeri.

Lulzim Basha, është një lider politik jo vetëm i dobët e anemik, por edhe tërësisht i varur historikisht nga fjala dhe vullneti i Sali Berishës. Si i tillë, ai projekton pikërisht të kundërtën e qeverisjes PD-LSI të 12 viteve më parë. Nuk është Sali, as Ilir…

Imagjinoni tani që pas 25 prillit, zërit të trashë të Doktorit nga telefoni, t’i shtohet edhe telefonata tjetër paralele, e cila fillon me fjalët “ç’kemi flori” e Ilir Metës?! Imagjinoni që Lulzim Basha, njeriu që të gënjen edhe kur e pyet sa është ora (fjalët e Presidentit të Republikës), të varet kryekëput për katër vitet e ardhshme nga vota dhe vullneti politik i “strehës së fundit të maskarenjve” (LSI, sipas vetë Bashës)!

Do të kishim kështu një qeveri-klon të asaj të vitit 2009, por vetëm në formë. Pasi vënia në krye të tavolinës e një kryeministri që flet me gojën e Berishës dhe firmos me dorën e Metës, do të prodhonte një realitet qesharak brenda qeverisë dhe maxhorancës që do ta mbështeste në Kuvend. Kësisoj Shqipëria do të kalonte nga qeveria me “vështrim dhe zë të unifikuar” e Edi Ramës, tek kabineti i një kryeministri kukull që do të varej nga humori i ditës i Ilir Metës.

Nëse Lulzim Basha ka qenë një politikan pak i besueshëm ndër vite, imagjinoni sesi do të jetë ai në kostumin e një kryeministri që do ta urdhërojnë edhe zv.ministrat e partisë aleate. Koalicioni opozitar e ka në indin e tij primar këtë defekt politik. Fitorja në zgjedhje vetëm sa do ta bënte më të rrezikshëm këtë konfigurim anormal aktorësh, që nuk ishin në gjendje as të merrnin pjesë së bashku në një podium mitingu, ditën e hapjes së fushatës.

21 komente në “Kryeministri Basha, një kukull e varur në çengelin e Ilir Metës”

  1. US says:

    Ju dha Rasti te vazhdoje te jete kryetar i asaj PDje te rrenuar, duke qene bashkeqeverises me PSne. Por si cdo komardare shpetimi, ka kushte, qe i shqiperon Rama, por i ka vendosur Amerika; Berisha-Meta arrestohen! Koha e tyre ka mbaruar!
    Nese jo, e pret Bashen rrenimi politik, biles edhe burgu, jo vetem per krimet por edhe si leksjon per cdo kukull qe do vij pas tij dhe nuk ka kuptuar “Precedencen” dhe seriozitetin e kushteve.

    1. Asllani says:

      Basha nje femij I papjekur
      Qe e mbain perdore like floriri dhe Berisha
      Lark qofte te marin pushtetin
      Mblidhe mendjen o popull

    2. Lomy says:

      Basha eshte mesuar ta marin prej dore prandaj, arrestohen apo jo plehrat, do mbetet gjithmone nr2…

  2. ..... says:

    top channel esht kanal bythqirash

  3. Byrek byrek, o usta Murat, Meta te vjedh e Sala te vret, o usta Murat... says:

    Po fituan keta, as Amerika dhe as vete Zoti do na shpetonin dot nga nofullat e ketyre lubive. Ama po fitoi Rama, do te gjallerohesh regjimi 41-bis. Dhe vetem atehere do buzeqeshe Shqiperia, pas 109 vjetesh.

    1. Dom Pjetri says:

      Ahahah do bekoje zoti komunistet ahahhaha vertet per te qeshur

    2. Bravo says:

      Po fitoi Rama? Po pse kush ka qenë ne qeveri 8 vjet? Emrin e vërtetë e ke idiot shpresoj.

  4. Shqipnia e Kosoves says:

    Ja honkshi biren e mutit Albin Skenderbe Kurtit.

  5. supa says:

    Dhe rama ishte i varur nga çengeli metes ne 2013.U mendove shum per kete shkrim?

    1. ridvan peleshi says:

      ramsi boni ca deshi kur qeverisi me koklopen. luli nuk shko dot as n banje pa leje

      1. Berti says:

        O minxhoz. Moscu merr me 2017 ku Pd s beri fare fushate.
        Pse nuk merr ne kosniderate 2013 kur fryma antiberiashiane ishte ne kulm dhe PS jote mori vetm 66 deputete.
        Nuk ben 71 rama o minxhoz.

        1. analisti says:

          78 – 80 mandate PS!
          Do flasim më 27 Prill,mos u mërzit!

          1. Berti says:

            78-80 mandate PS vetem po votoi plaka jote 20 mije here

  6. zgalem says:

    Minxhozi , eshte apsolutisht analisti politik , me i qarte , se kushdo ne Shqiperi . Vreni dhe kete analize . Jo vetem me gjakftoftesi , por me kulture dhe inteligjence , shtron problemin algjebrik dhe i jep zgjidhjen me te studjuar te mundeshme . Eshte studjus dhe mbeshtet ne fakte historike , gje qe e bejne rralle analiste , ose nuk studjojne fare , por nxjerrin konkluzione apriori . Periudha e kesaj fushate zgjedhore , i ka rritur ndjeshem kredecialet e Minxhozit si analist dhe studjus serioz . Me i miri ne te gjithe homologet . Doni te mesoni te verteten politike aktuale dhe perspektiven ? Lexoni Minxhozin dhe gjithcka do te eci normalisht . Zgalem

  7. iksi says:

    Pash zotin more Minxhozi pse e ke bere pis fjalen kryeminister po a e shikon para kujt e ke vene . Para hajdutit te rruges kombit , para antikombetarit qe ju shiti detin grekeve , dhe para kriminelit qe vrau 4 protestues te pafajshem ne bulevard .

  8. Froku says:

    Vazhdon punon me teza te leshuara nga Rama dhe Fuga! Si ka mundesi te gjitha mediat e blera nga Rama cdo here ne unison kene te njejten teme te leshiar nga Kryeredaktori i Madh i Shqiperise! Mire te tjeret po ty o Skender te dija me ndryshe por korruptimi funksion njesoj oavareiaht nga ADN-ja njerezore! Perse mor djale kishe emer te resoektueshem!!! Nejse do kesh ngrene edhe ti ndonje luge corb te prishur se sak mundesi je bere si Froq Qupi!

  9. L'imperatore Diocleziano says:

    O. Frok mediat i blen ai qe eshte qelbur me vrasje, mashtime, vjedhje, dembelizem e qe ka frik se humbet.
    Vetem Rama nuk ka nevoje te bleje as TV. as analiste.

  10. Stop qeveri nga dhjet-torristet-90 te Ramiz Alise says:

    Ti o Minxho gabon se e mat Bashen me kutin e politikqeneve te dale nga dhjetor-90 i Ramiz Alise qe qeverisin prej 30 vitesh.
    Lulzim Basha eshte njeri prej nesh, nuk eshte nje nga ATA!

  11. Vranakonti says:

    Basha eshte kot fare.Ai nuk ja vlen per kryeminister se nuk ka pjekuri,eshte çun mamaje.Ate e drejton Sali Berisha qe luan sikur t’a kete nje kukull ne duaret e tija. Gjithashtu,a mund te votohet Sali Berisha qe ka bere krime te medha,ka vrar shqipetar te pafajshem? Si mund t’i jepet vota nje vrasesi.? Ata qe votojne PD dhe Sali Berishen o jane kriminela si ai,ose jane budallenj.

  12. redaktori says:

    Nuk dihet do jete a jo Basha si kryeminister nje kukull ne duart e Metes si parashikon orakulli Minxhozi.
    Ajo qe dijme mire eshte se prej 8 vitesh kemi nje Kryeminister te dale duarsh e mendesh! (qe Minxhozet nuk duan ta pranojne)

  13. askushi says:

    Vetem revolucini i heq keta fera .
    Rug tjeter nuk ka , Keta e le njeri e mer tjetri .
    Te ter njesoj jan hiena .
    Po doli populli ne daten 24 ne revolt ti permbysi .
    Ti heqi keta me qjithe kriminelat qe kan . Boll vuajten shqiptaret me keta plera .Ka 600 vjet qe rrojne keta plera .
    Boll femijet tan te rrojn ne thunderen e maskarenjve hajduterve kriminelve
    Zoti qofte me Shqiptaret ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje