Për Astrit Patozin, dy forcat politike kryesore në vend i kanë dhënë të gjitha provat që kanë dështuar në 30 vjet për t’i dhënë shqiptarëve qeverisjen dinjitoze të cilën premtojnë në çdo fushatë elektorale.
I ftuar në Fiks Fare, ai u pyet nëse ka më shumë demokrat apo socialistë të zhgënjyer ku tha se:
“Unë mendoj që të dyja palët kanë shumë të zhgënjyer. Kjo nuk do të thotë që të gjithë do të votojnë për Bindjen Demokratike, veç gjysma e tyre do të votojë për BD këtë radhë. Të dyja palët kanë shumë të zhgënjyer sepse i kanë dhënë të gjitha provat në këto 30 vjet, i kanë bërë të gjitha aleancat e mundshme dhe nuk kanë çfarë i japin më këtij vendi”, nënvizoi Patozi.
Ndërkohë i pyetur nëse do të pranonte të bënte koalicion me PD-në në rast se opozita nuk plotëson dot numrat për të qeverisur vendin, Patozi ironizoi duke u shprehur:
“Aman le të vijë ajo ditë pa le të vdesim pastaj”, tha kreu i Bindjes Demokratike.
Kembalec i ulit o b Patoz kete e dine re shqipetaret prandaj ste votojne
O Patozi! Sa do qe ty te çvleresoi Basha,te hodhi si nje limon te shtrydhur jasht PD,perseri ti do bashkohesh me Bashen se jini i njeti stan bagetish.Votat do t’ja japesh Bashes,se ju jini te gjithe nga ata,qe ate qe peshtyjn e lepini.Edhe Topalli,qe eshte aq e vendosur kundra Bashes,edhe ajo do t’i bashkoi votat dhe bjerin perseri ne preherin e Bashes,gjoja se do qe te rrezoi Ramen.