Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar me anë të një videoje në Facebook punën e shkëlqyer të arkitektit spanjoll Jesus Hernandez në projekte të ndryshme të Shkodrës.
Ndër to Beci evidenton Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit.
Postimi i plotë:
Jesus Hernandez është arkitekt spanjoll që ka një studio arkitekture në Rotterdam, Hollandë. Ai ka bërë projekte në të gjithë botën, dhe ka rreth 7 vite që në mënyrë të vazhduar ka bërë disa projekte edhe në Shqipëri. Jesus e njoha në Prill 2014 kur organizuam konkursin ndërkombëtar për muzeun Marubi; tani është një mik i mire i imi, i Shqipërisë dhe I Shkodrës.
Në qarkun Shkodër ai ka punuar për Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit. Marubi ishte një projekt kompleks ku brenda një godine relativisht të vogël duhej të ishte një shtëpi e sigurtë për arkivin e fotove, një vend komod pune për stafin dhe një muze i standardeve Europiane që të paraqiste vlerat më të mira të historisë së fotografisë shqiptare.
Sot muzeu është nje qendër e kulturës në Shkodër, një model për muze të tjerë në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituar në qytet. Ishte një sfidë e bukur së cilës ia dolëm, siç do ia dalim për sfidën e madhe Shkodrën.
Ketë Hernandezin që si dihet kombësia ma bëri peshqesh Kumbaro. Ky kishte bërë vetem nje projekt, nje shtese anesore shtepie, kur erdhi ne Shqipëri. Copë copë. Nejse bëra nje konkurs për Marubin, mora gjithe punen, konceptet, idetë e të tjerëve dhe I thashe këtij mashkullit keshtu ta besh muzeun. Dhe ky e katranosi. As leke smora se ishte pjesa e Kumbaros- shtriga. Sishte hera e pare qe fuste hundet tek pjesa ime. Pastaj e ” mbajta prane” kete kaqolin dhe ma sillte pjesen e paprekur. Plus qe rrinte ketu dhe spaguante taksa andej nga eshte. Kurre se mesova nga eshte. V.K.
Ketij Kecit mos i jepni vote se do te na vjedhe me shume se c’na ka vjedh. Perrallat me spanjolle jane per kalamajte jo per shkodranet.
Te du keta qe kane bere me vrap komentet jane nga ata te Byrektores se Shqupit. Dallohen nga stili, pne PD_je.
Benet Beci asht patjeter njeriu ma i pershtateshem per te perfaqesu qytetin e Shkodres.Pinjoll i nje familje shkodrane neto,me nje bab teper te ditur e me nje gjyshe qe asht mbesa e industrialistit te mirenjohur te qytetit .Nuk besoj se Shkodra do votoj per PD se shkodranet vendali i njohin perbamjen e PD e sidomos nuk do ta votoj PD ku ne listen e PD vazhdojne te jene turpi i perfaqesimit te Shkodres ne parlamentin Shqiptar Bardh Spahia apo injoranti Nard Ndoka
Per vehten teme lekundem ne mes PS apo Josit sepse kandidatet e tyre jane qytetar neto te Shkodres.As mendoj te votoj PD e CILA PER 30 VJET E SHPARTALLOJ Shkodren dhe e kthej ate ne nje qytet te dores se dyte prandaj nuk thojne kot :uji qe rrin ne vend qelbet.
Vota e shkodraneve mendoj qe nuk do i shkoj PD, asaj tashma i ka dal boja.Le te presim……