Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2, u shpreh se jemi në situatë të qëndrueshme pandemike, me tendencë në rënie të rasteve të konfirmuara.
“Ka incidencë në rënie të rasteve të shtrimeve në spitale. Është situatë e qëndrueshme, por nuk duhet ulur vigjilenca. Edhe pse vaksinimi vijon intensivisht, duhet të vazhdojë zbatimi i masave”, theksoi Tomini.
Kur u pyet mbi vaksinat që po përdoren në vendin tonë, Tomini deklaroi: “Vlerësimi i proceseve pas vaksinimit nuk bëhet në një ditë. EMA, edhe pse e certifikoi vaksinën AstraZeneca për shembull, e pezulloi më pas. Çdo vaksinë ka efektet e veta të padëshiruara, të vogla apo të mëdha. Vaksinat aktuale nëpër botë, dhe në Shqipëri, kanë objektiv që të ulin efektet e formave të rënda, të ulin vdekjet dhe t’i japin imunitet popullatës. Ne sigurisht që do të kemi imunitet dhe ulje të rasteve të rënda”.
Ndërsa, sa i përket efektivitetit të vaksinave kineze, Tomini u shpreh: “Efektiviteti i vaksinës është i ndryshëm, sipas studimeve klinike të deritanishme. Në Turqi, efektiviteti është matur në 86,5%, ndërsa në Brazil është 50,6%. Por, është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi se në cilin moment të ecurisë së pandemisë është kryer vlerësimi i efektivitetit”.
Bravo ?
Tema qe pyete Mjeket ne shqiperi dhe jo si gezeta shqipare qe merr mendime nga mjek Shqiptar ne gjermani qe se kane pare akoma vaksinen Ruse dhe Kineze me sy dhe ska asnje mundesi te japin nje vlersim.
Kjo eshte rruga me e mire kur pyeten Mjeket dhe Autoritetet e shendetesise ne shqiperi dhe jo Mjeket Shqiptar ne Gjermani
Bravo edhe njehere Tema