Nga Alba Malltezi
50 prokurorë të Tiranës, në mbrojtje të Elisabeta Imerajt, janë hapi më i rëndësishëm i bërë ndonjëherë në Drejtësinë Shqiptare, që pas 1994, vit kur Partia Demokratike e udhëhequr nga idhulli i Lulzim Bashës, Sali Berisha, përndoqi, persekutoi derisa dëboi Kryetarin “rebel” të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi.
Të gjitha vitet më pas do të ishin rënia në mjerim të pakthyeshëm për Drejtësinë shqiptare dhe si rrjedhojë, për gjithë shoqërinë tonë, e cila pa Drejtësi, ishte si një anije e braktisur në mëshirë të dallgëve më të egra. Pati thjeshtë, herë pas here, ndonjë rreze të brishtë dielli qoftë me Arben Rakipin, qoftë me Ina Ramën, por veprimet e tyre të izoluara dhe dëshira për drejtësi do të shtypej pa mëshirë nga ata dhe vetëm ata që të gjithë në këto vite i njohëm mirë: Sali Berisha dhe të nënshtruarit e tij.
Dhuna e tyre verbale, presionet e hapura politike, shantazhet, ofendimet ndaj cilitdo që përpiqej të tregonte dinjitet profesional, bënë që njerëzit e drejtësisë të demoralizoheshin, të trishtoheshin dhe të shtypeshin në një fenomen të paparë as në vende më të prapambetura në çështje shtetformimi dhe demokracie.
Siç u përpoq të bënte Lulzim Basha edhe tani, pak ditë më parë me presionet e hapura ndaj prokurores Elisabeta Imeraj. Dhe siç e kanë zakon, (pasi edhe pse ndryshojnë lëkurë e emër, nuk harrojnë zakonet) sulmojnë kë kanë frikë, kë nuk kontrollojnë dot.
Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt është një shenjë e mirë dhe sinjal i domosdoshëm që vajzat dhe djemtë e Drejtësisë shqiptare të fitojnë pavarësinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur duke i thënë një Jo! të fortë marifetçinjve që deri më sot kanë qenë të lirë në marifetet e tyre. Vetëm bashkë djemtë e vajzat e drejtësisë nuk mund të friksohen ndaj asnjë politikani, vetëm bashkë mund të rindërtojnë këtë shtyllë të domodoshme, ende të plagosur të demokracisë.
Ik moj bufe merr pak informacion para se te shkruash gjera te tilla. Ai peticion nuk eshte solidariet por terheqje zvarre e prokuroreve te Tiranes per te firmos me hir e pahir ate pacavure qe i sherben vetem interesave te Elisabeta Imerit per te qendruar ne detyre e per bere edhe politike me karrigen e drejtueses . Ku eshte turpi me i madh i keqperdorimit te pesdhjete ushtarve pa pike dinjiteti dhe qe per kalkulime te vogla meskine kane vene firmen ne ate pacavure
Basha bën mirë që flet sepse këta prokurorë në vënd që ti hedhin hekurt bëjnë mbledhje.Ai ka 100 akoza pse nuk e arestojnë kur ska edhe imunitet?Pse?Sepse kanë frikë.Ja pra pse ligjërojnë kriminelët e politikës…Para ca vitesh një zëvëndës ministër drejtësie këtu në Greqi zuri në gojë një prokuror në një mbledhje dhe sapo erdhi në Athinë dha dorëheqjen…Ky pyka jonë që quhet Lulush flet si kapedan dhe ofendon prokuroren.Ajo mund të ketë probleme por e shkarkojnë të tjerët jo ata të politikës.Dhe ky Lulush lutet aman më bëni kryeministër që tju nxjer në selamet.Turp dhe ska më turp një njeri bastard pa nivel pretendon të fitojë zgjedhjet.Vetëm nga sjellja e opozitës Rama do jetë aty edhe për shumë kohë…
ATA NUK DUHET TE KENE FRIKE POLITIKANET, POR SI KUDO NE EUROPE POLITIKANET DRIDHEN PER GJERA ME TE VOGLA NGA DREJTESIA. DUHEN TE FILLOJ EDHE TEK NE POLITIKANE NE BANKEN E TE AKUZUARVE, KUOA ESHTE MBUSHUR, NUK DUHET TE MBYLLENI DOSJET E TYRE DHE VETEM TI PER ENDET, QE JENI DOSJE NE PROKURORI, KJO ESHTE VETEM FJALE, POR ASGJE ME TEPER.
Elisabeta eshte prokurorja direkte e sali qen berishes , e korruptuar deri ne fyt sa ju vinte pergjues edhe te huajve ne sherbim te sali qenit.
Ke pare ndonje akuze nga Imeraj ne drejtim te Berishes dhe klanit te tij?!! Prokurore ka qene ne majat e drejtesise edhe ne kohe te bajges.
Nese deri dje i sherbente pushtetit te Berishes, sot qe ai, PDja dhe konia qe shet per lider, jane duke u mbytur, ju sherben vetem koka e Imerajt.
Si do te mundet neser ti akuzoje per krime dhe vjedhje, nje drejtesi me elemente qe “nuk duhet te kalonin kurre vetingun” pasi jane akuzuar nga Monitoruesi Nderkombetar, si mafjoze?!
Imeraj, tani ju sherben vetem per te delegjitimuar plotesisht SPAKun dhe Reformen.