Kandidatja e PD që kërkon para nga Facebook-u: Me ne, të dhënat tuaja janë të sigurta

16 Prill 2021, 10:32Politika TEMA
Kandidatja e PD që kërkon para nga Facebook-u: Me ne, të

Kandidatja e PD në Tiranë, Anduena Qefalia, e cila u bë e njohur pasi kërkon para në Facebook për fushatën e saj, thotë se me ardhjen në pushtet të PD-së, të dhënat e qytetarëve do të jenë të sigurta.

“Skandali i përdorimit të të dhënave personale të votuesve shqiptarë na tregoi se çfarë krimesh është në gjendje të kryejë kjo qeveri që të mbajë pushtetin.

Në çdo vend normal kjo do të kishte sjellë një furtunë dorëheqjesh dhe shkarkimesh. Do të ishin hetuar dhe dënuar përgjegjësit me shpejtësi. Sepse për çdo vend normal, prioriteti numër 1 do të kish qenë besueshmëria dhe integriteti i zgjedhjeve.

Këtu kjo s’po ndodh sepse ata që i vodhën dhe abuzuan me të dhënat tona personale kanë kontroll edhe mbi institucionet që duhet të bënin drejtësi në këtë rast.

Megjithatë, vjedhja dhe abuzimi me të dhënat tona personale nuk do ta ndalë dot vendimin që kanë marrë shumica dërrmuese e qytetarëve për ta ndryshuar qeverinë.

Nëse ndonjë vjedhje apo abuzim do ta kishte ndihmuar këtë pushtet, do ta kishte ndihmuar vjedhja e abuzimi i familjeve tona me taksa të larta dhe 6.2 miliard euro korrupsion në 8 vite.

Më 25 prill, ne shqiptarët do të bëhemi bashkë për të ndëshkuar këtë qeveri për të gjitha vjedhjet në 8 vite. Me votë masive për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, ne do të sjellim ndryshim dhe do të kthejmë shpresën në Shqipëri.

Bashkë për ndryshim”, shkruan ajo.

1 komente në “Kandidatja e PD që kërkon para nga Facebook-u: Me ne, të dhënat tuaja janë të sigurta”

  1. Kalec Dega says:

    Fare e keqe turke sikur Rama nuk na mjafton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje