Sondazhet ju nxjerrin ‘gropë’, Kryemadhi: Votuesit e LSI janë guerrilsa, janë të paparashikueshëm

16 Prill 2021, 22:23Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është “ngacmuar” sot nga gazetari Rezar Xhaxhiu lidhur me shifrat e sondazheve të fundit, që e nxjerrin LSI me pak mandate krahasuar me 2017.

Ajo tha se sondazhet nuk duhen besuar pasi edhe në 2013 e nxorrën LSI me 3 mandate, por ata morën 16. Për të votuesit e kësaj force politike janë të paparashikueshëm, janë guerrilsa, siç i quajti ajo.

Xhaxhiu: Çfarë ndjeni këto ditë fushate, e keni një bilanc?

Kryemadhi: Ndjej ndryshim dhe ëprmbysje të sistemit. Ndjej energji pozitive të të rinjve që kanë ngelur.

Xhaxhiu: Sondazhet ju nxjerrin në shifra alarmante.

Kryemadhi: Gjithmonë sondazhet e kanë nxjerrë LSI në shifra alarmante, në 2013 as 3 mandate nuk i dhanë LSI-së dhe LSI-ja mori 16 mandate.

Votuesi i LSI-së është i palexueshëm, e para. E dyta, votuesi i LSI-së është votues i qëndrueshëm, por i paparashikueshëm dhe është guerrilas për hir të së vërtetës.

Dhe tjetra, unë kam qenë ndër të parat që kam bërë sondazhe në Shqipëri, kur nuk e bënte asnjeri sondazhin në politikë, nuk e dinin që ekzistonte sondazhi politik.

Unë mendoj që ne duhet të bëjmë sondazh për sondazhet dhe kjo është kryesore. Por mendoj që të gjithë qytetarët po t’i pyesësh a janë më të varfër, a paguajnë më shumë para, a paguajnë më shumë taksa, a janë papunë, a kanë falimentuar bizneset, ky është sondazhi më i mirë për ne.

7 komente në “Sondazhet ju nxjerrin ‘gropë’, Kryemadhi: Votuesit e LSI janë guerrilsa, janë të paparashikueshëm”

  1. Sazani says:

    Mbidh burrin moj e shkretë,lajthiti nga mendja,ç’është ky mallkim ,lëri të ngrohurit e të ftohurit je në hall të made apo s’è çan kokën,secili për vete ,zoti për të gjithë.

  2. Bujar says:

    Guerrilsa me thase me pare.

  3. Pensionist says:

    ”Votuesi i lsi …eshte guerilas per hir te se vertetes” – deklaron kjo biba.
    A e di kjo ”udheheqese e madhe” dhe kryemadhe se kush jane guerilasit? Cfare mesimesh ka marre kjo biba ne shkolle per guerilasit. Guerilasit ishin njesite partizane, qe nuk benin shaka, por i merrnin jeten spiunit dhe tradhetarit apo bashkepunetorit me fashizmin, duke e vrare ne vend…
    Pyetja qendron tek ceshtja se kush jane keta guerilas dhe kunder kujt luftojne? Cfare armatimi kane dhe si i behet me e sqarue pak me mire, mbasi edhe une mund te jem ne ato njesite, por kam nevoje per sqarim: cfare arme dhe kunder kujt duhet perdorur? Jane ilegale? Po te jete keshtu, qofshin per veten e tyre dhe per shejtanin. Nuk hyjne ne pune per gjera te mira dhe biba po i merr me qafe me ato ”arme” si guerilsat!

  4. fati says:

    Mona leri parashikimet, po na thuaj a i ke gati thaset me evro, se tani parate nuk ti pranojne me.

  5. raul says:

    Oh kjo eshte e lajthitur, i del ne enderr Spaku dhe floriri i Krrabes dhe e sheh me sy cdo dite braktisjen marramendese nga populli shqiptar te gruas me fytyre kali dhe me gojepiset te planetit. Me 25 prill gruaja me e urryer e planetit per skrap bashke me sharebajgat e neveritura Kejdi dhembcakallja dhe Eisa hundpinokja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje