STUDIMI: Të rinjtë që kanë kaluar Covid duhet të vaksinohen

16 Prill 2021, 09:30Bota TEMA

Sipas një studimi të ri, edhe të rinjtë dhe relativisht të shëndetshëm që kanë kaluar Covid-19  duhet të vaksinohen kundër për të parandaluar ri-infektimin dhe për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes.

Studimi, i botuar të enjten në revistën Lancet Respiratory Medicine, zbuloi se rreth 10% e personave që ishin shëruar me Covid ishin ri-infektuar, krahasuar me 50% të personave që nuk ishin infektuar me Covid-19.

Studimi u krye midis më shumë se 3,000 marinsave amerikanë  të shëndetshëm midis muajit maj dhe nëntor gjatë 2020. Shumica e personave në studim ishin të moshës 18 dhe 20 vjeç.

Marinsat iu nënshtruan testeve të antitrupave në fillim të kampit për të përcaktuar nëse ka qenë të infektuar më përpara. Marinsave iu dha një provë dyjavore PCR  gjatë  trajnimit bazë që zgjati rreth gjashtë javë. Në të dy grupet kishte më shumë 1,098 të infektuar gjatë studimit, 19 prej të cilëve ka qenë të infektuar më përpara.

“Imuniteti nuk është i garantuar nga infeksioni  dhe vaksinat që sigurojnë mbrojtje shtesë janë ende të nevojshme për ata që kanë kaluar COVID-19”, tha bashkëautori i studimit Stuart Sealfon, një profesor i neurologjisë dhe shkencave farmakologjike në Shkollën Icahn.

Studiuesit nuk ishin në gjendje të përcaktonin ashpërsinë e infeksionit te personat që  kishin kaluar Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje