Me vetëm 12 muaj para francezët të drejtohen në qendrat e votimit për të zgjedhur një president të ri, ata që shpresojnë të zëvendësojnë Emmanuel Macron po shohin ditë hijet dhe emrat e personaliteteve që pritet të kandidojnë përballë tij.
Sipas Euronews vetëm 35 përqind e francezëve thonë se i besojnë veprimit të qeverisë për COVID-19 dhe vetëm 45 përqind kanë një mendim të favorshëm për Macron, sipas dy sondazheve të fundit nga IFOP.
Knadiaturat që mund të zëvendësojnë presidentin aktual të Francës janë:
-Marine Le Pen, Rally National (RN)
Politikane e ekstremit të djathtë, 52 vjeç, do të shpresojë se është hera e tretë me fat për të pasi ka kandiduar edhe në 2012 dhe 2017.
Në zgjedhjet e fundit, ajo kaloi në raundin e dytë kundër Macron. Sondazhi i fundit i IFOP mbi synimet e votimit aktualisht i jep asaj 28 përqind të votave në raundin e parë, dy pikë përqindje më të lartë se Macron.
-Xavier Bertrand
Bertrand, 56 vjeç, është i vetmi kandidat tjetër i besueshëm i krahut të djathtë që ka njoftuar kandidaturën e tij.
Ai dikur i përkiste partisë kryesore të djathtë Les Republicains (LR) por u largua pas zgjedhjeve të 2017-ës, duke kritikuar udhëheqjen për mos mbështetjen e qartë të Macron në raundin e dytë kundër Le Pen.
-Jean-Luc Mélenchon, La France Insoumise (LFI)
Politikani i majtë populist, 69 vjeç, ka njoftuar gjithashtu kandidaturën e tij për vitin e ardhshëm.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, ai doli i katërti duke siguruar 19.5 përqind të votave. Tani për tani, sondazhi i IFOP e vlerëson atë me 10 përqind të votimit në raundin e parë.
-Anne Hidalgo, Partia Socialiste (PS)
Hidalgo, 61 vjeç, është kryebashkiakia aktuale e Parisit dhe është e vetmja nga katër të përmendurit që nuk ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e saj.
Sondazhi i IFOP e vlerëson atë me 8 përqind të votimit në raundin e parë.