Nis vaksinimi operatorëve turistikë, Rama: Fillojmë së shpejti edhe me punonjësit e transportit publik dhe fasonerive

17 Prill 2021, 13:54Politika TEMA

Ka nisur sot vaksinimi operatorëve turistikë në vend, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti prite të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik si dhe i atyre të fasonerive.

“Sot është e rëndësishme që të informohen edhe të tjerët. Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar me ata në bregdet që do kenë më shumë turistë dhe me këtë vaksinim japin një garanci më shumë për turistët që do vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID.

Pastaj do vazhdojë dhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën.

Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrika dhe një kategori shumë e rëndësishme janë edhe transportuesit të udhëtarëve”, tha Rama.

1 komente në “Nis vaksinimi operatorëve turistikë, Rama: Fillojmë së shpejti edhe me punonjësit e transportit publik dhe fasonerive”

  1. Kalec Dega says:

    “transportuesit te udhetareve……zone risku te konsiderueshme”…mire e ka, sdo kete pire te bardhen sot….
    =
    Me 25 Prill, do marrin Kinezen te gjithe shqiptaret., lol?
    =
    LOL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje