Tashmë gjithçka zyrtare, Flick njofton largimin nga Bayern

17 Prill 2021, 19:47Sport TEMA

Hansi Flick konfirmoi të shtunën se do të largohet nga drejtimi i Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

Tekniku i bavarezëve, i cili udhëhoqi klubin në suksesin në Champions League në vitin 2020 do të largohet nga gjigandët gjermanë pas një mosmarrëveshje që kishte me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic në lidhje me merkaton verën e kaluar.

Flick shfaqi pakënaqësi për mënyrën si klubi lejoi largimin e Thiago Alcantara dhe nuk gjeti një zëvendësues i cili do të ndihmonte sulmuesin Robert Lewandowski.

Gjatë konferencë për shtyp pas fitores ndaj Wolfsburg, Flick u shpreh se “Informova ekipin se i kam thënë klubit pas ndeshjes në Paris, se dua t’i jap fund kontratës sime në fund të sezonit”.

Tekniku e mori drejtimin e ekipit nga Niko Kovac në nëntor të vitit 2019 dhe në 18 muaj fitoi plot 6 trofe.

1 komente në “Tashmë gjithçka zyrtare, Flick njofton largimin nga Bayern”

  1. Juliani says:

    Lajm shume trishtues per te gjithe tifozet e Bayernit , largohet nje nga trainieret me te sukseshem te skuadres gjigante te Bayernit te Mynyhut arkitektit te sistemit te lojes prss up qe tmeroi gjithe ekipet e Europes kush i doli perpara Bayernit …..nejse jeta vazhdon , mia san mia rruge te mbare trainieri legjendar ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje