Detektivi që tmerroi qytetin amerikan, vrau tre persona dhe “kyçi” në shtëpi banorët, dalin pamjet

19 Prill 2021, 08:50Bota TEMA

Për orë të tëra banorët e Austin në Teksas janë tmerruar nga një person, që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.

Forca të shumta policie, të FBI dhe të forcave speciale, ndodheshin në zonë, nga momenti që fillimisht u mendua për një akt që mund të lidhej me terrorizmin, por më pas ngjarja mori dimensione familjare, edhe pse identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur.

Por forcat e policisë kanë identifikuar autorin, Stephen Broderick, një ish-detektiv në kontenë e Travis.

Një vit më parë, Broderick u akuzua për dhunë seksuale ndaj një të mituri.

Me orë të tëra autoritetet paralajmëruan banorët e zonës veriperëndimore të qytetit që të mbeteshin në shtëpi, por fatmirësisht sipas autoriteteve nuk ekziston më një rrezik i përgjithshëm, edhe pse ende duhen zbardhur arsyet dhe dinamikat e vrasjes së shumëfishtë.

HAPPENING NOW: Active shooting incident at Great Hills Trail and Rain Creek Parkway. Three people were shot and killed. Residents are asked to shelter in place. pic.twitter.com/wQe8xqPS1N

— Lindsey Ragas (@LindseyRagas) April 18, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje