Dita e djeshme, ishte një ditë e shënuar për qytetarët e Kukësit, por jo vetëm, pasi u vendos në përdorim Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”.
Udhëtarët e parë që zbarkuan në aeroportin e ri, ishin emigrantët shqiptarë në Angli.
Ata fillimisht zbritën në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, duke qenë se Angli – Kukës, ende nuk ka një linjë direkte fluturimi.
Në Tiranë, grupin e emigrantëve e priti kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Këta të fundit, u bashkuan në avionin e emigrantëve dhe u drejtuan në Kukës, ku u bë dhe një ceremoni.
Sakaq, ditën e sotme, kryeministri Rama i ka uruar mëngjesin ndjekësve të tij me dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.
Super
Nji epoke e re ka filluar per Qytetet e Shqiperise ,jeta po ndryshon me shpejtesi ,
si ndodh ne vendet ku Qeverria punon per mireqeien e qytetreve te saj dhe ja shikoni Kukesin
kush ishte ne epoken e famekeqit salih berisha -meta dhe cfar Transformomi rrenjesor ka pesuar sot !
Cdo qytetare i Veriut ulet ne Aeroportin e Kukesit ,ky eshte Komoditeti – Mireqenja qe Rama i afroj popullit
dhe qyteteve te Shqiperise .
Zoti ja ben mbare atyre qe mbeshtesin perparimin dhe mireqenjen e shqiptareve dhe zhvillimit te Shqiperise .
Nji Qeverri e KM qe na ben Krenar si shqiptare meriton Voten tone te te gjithe shqiptareve pa perjashtim .
Kam votuar gjithmon me familjen ,PD-ne por un nuk jame sot Qorr te votoje ata qe nuk bejne vec Vila e Hotele lluksoze per veten
e Familjet e tyre ,qe nuk ndertuan asnji qytete por u pasuruan vete .
Koha e budallenjeve mbaroj .Un nuk votoj te pasurohet basha e monika por per te Ardhmen e Femijeve te mi .
Votoj PS – Partine e mbare Shqiptareve PS ¹² – dhe ju them te gjitheve ,boll bet Qorrin e fanatikun -Koha ka Ndryshuar
Voto vetem PS ¹²