Rama jep lajmin dhe publikon fotot: Sot pritet të mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera

19 Prill 2021, 12:14Sociale TEMA

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas.

Mbërritjen e vaksinave e paralajmëroi me herët ministrja e Shëndetësisë.

“Pritet që ditën e sotme dhe ditët në vijim të vijnë sërish vaksina në kuadër të kontratave që ne kemi nënshkruar.

Pritet që sot të mbërrijnë vaksina të Pfizer, rreth 8100 vaksina nga kontrata jonë 500 mijë doza vaksine me kompaninë Pfizer.

Dhe gjithashtu edhe sasi e konsiderueshme e vaksinave Coronavac, të Sinovac që pritet të mbërrijnë ditën e sotme”, tha Manastirliu.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje