I dënuari me vdekje refuzon injeksionin, kërkon që të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

20 Prill 2021, 18:45Lifestyle TEMA

Një person i dënuar me vdekje në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar që të mos ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës, por nga skuadra e pushkatimit.

Avokatët e Zane Michael Floyd kanë arsyetuar se klienti nuk e ka bërë këtë kërkesë për të shtyrë datën e ekzekutimit, që është vendosur në qershor të këtij viti, por sepse pushkatimi është më pak i dhimbshëm.

Pushkatimi në SHBA është shumë i rrallë. Aktualisht, ky lloj ekzekutimi aplikohet në 3 shtete: Misisipi, Oklahoma dhe Jutah. Gjithashtu, pushkatimi nuk është përdorur që nga viti 2010.

45-vjeçari Zane Michael Floyd vrau 4 persona në një supermarket të Las Vegasit, në vitin 1999.

1 komente në “I dënuari me vdekje refuzon injeksionin, kërkon që të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit”

  1. Pilo Lala says:

    Cojeni ne Kine, te japin ata cfare vdekje te kerkosh, po te dush te nxjerrin edhe zorren nga gurmazi..
    Shesin pordhe ne Amerike keta…, se rrijne 20 vjet gjalle mbasi jane denuar.
    Ne Kine, u denove me vdekje, vjen makina mbrapa salles gjyqit, nje plumb, gropa eshte e hapur.
    Ne Suedi, ai qe vrau mbi 70 vete, beri greve urije, se nuk i lejonin te merrte compjuterin ne krevat…
    Shko ne Kine, ta japin kompjuterin me vete ne grope…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje