Zeni TV përhap panik si me tërmetin: Rama po fitoi zgjedhjet, do prishë 100 mijë shtëpi

20 Prill 2021, 18:19Politika TEMA

Publikimi i një biesede të vjetër të Artan Lames në prag të zgjedhjeve, me qëllimin që dihet pse bëhet pak ditë para 25 prillit, ka ndezur fantazinë e Ilir Metës e Lulzim Bashës, dhe sidomos mediave të tyre.

Zeni TV madje, njësoj siç përhapte panik për tërmetin, kërkon të terrorizojë qytetarët se po votuan për Edi Ramën, menjëherë pas zgjedhjeve do iu prishen shtëpitë.

“Duan të prishin 100 mijë shtëpi pas zgjedhjeve!

Për të gjithë ata që nuk kanë marrë akoma lejen e legalizimit apo çertifikatën e pronësisë do të prishen.

40 mijë vetëm në Tiranë! Qyteti do të kthehet në një Astir të madh!

40 mijë shtëpi vetëm në Tiranë dhe 60 mijë të tjera në të gjithë Shqipërinë që prishen me fadroma dhe me polici!

D.m.th luftë civile! Ky është tërmeti i vërtetë, 4 herë më i madh se tërmeti i 26 nëntorit.

100 mijë familje qiraxhinjsh për pallatet e Erion Velisë!

400 – 500 mijë të pastrehë me një të rënë të lapsit.

Çfarë do të bëjnë këta?

Do të ikin nga Shqipëria një herë e përgjithmonë!

Edi Rama bashkë me Erion Veliajn do ta mbushin Shqipërinë me bangladeshas me 200 dollarë në muaj.

Këtë nuk duhet ta lejojmë! Është e kobshme, është lebetitëse vetëm ta imagjinosh!

Ti që voton për Edi Ramën sot, je bashkëfajtor për çdo të keqe që mund t’i ndodhë shtëpisë sime të palegalizuar nesër”, shkruan një prej gazetarëve të Zeni TV.

2 komente në “Zeni TV përhap panik si me tërmetin: Rama po fitoi zgjedhjet, do prishë 100 mijë shtëpi”

  1. xenin sduhet ta palloj se mundet me ngel me barre
    dhe penalizihet pasanej?????

  2. deti says:

    kam degju qe edhe Sal Berisha ka marr lejen e barres si GJIN GJONI pranaj nuk po del mo ne Tv
    kurse djali vet Shkelzenja ka deshtuar disa her me QIM PICKEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje