Klosi: Shqipëria ka patur turizëm, por industrinë turistike e krijoi qeveria Rama

20 Prill 2021, 16:45Politika TEMA

Sot në edicionin e lajmeve për Dritare Tv ishte kandidati i PS për qarkun e Beratit, Blendi Klosi. Klosi tha se sot në Berat nuk është për fushatë elektorale, por për të ndjekur fushatën e vaksinimit të operatorëve turistik për një sezon të sigurt.

Në lidhje me turizmin Shqipëria do të jetë nga të parat vende në rajon që do të ketë të vaksinuar operatorët turistik. Është një arritje vaksinimi i operatorëve turistik. Berati është një qytet i jashtëzakonshëm dhe pa incidente.

Mbështetja e Partisë Socialiste nga qytetarët është shumë e madhe, duke qenë qarku më socialist i Shqipërisë. Opozita duke qenë se nuk ka mundësi për të dalë fituese, përpiqet të krijojë ngjarje. Pakot që u përfolën si ndihma për banorët, ishin një zhvendosje e pakove nga bashkia drejt magazinave, një zhvendosje e materialeve. Unë flas për patronazhistët, ky sistem ka filluar në 2007-ën duke arritur në perfeksion për votën e gjithsecilit në databazë, për të bërë më mirë organizimet politike.

Turizmi është industri e re e krijuar në qeverisjen e Edi Ramës, me politikat pro turizmit dhe investimet. Jam optimist që sezoni turistik i këtij vitit do të jetë më i mirë se ai i vitit 2020. Operatorët turistik kanë qëndrim pozitiv ndaj politikave që kemi patur. Sezoni 2021 do jetë shumë më mirë se 2020, pasi përpjekjet e para kanë filluar. Mesazhi për datën 25 prill është se, njerëzit duhet të vijnë në kutitë e votimit dhe të besojnë te Partia Socialiste. Nëpërmjet hapjes së listave dhe këtij reformimi, qytetarët do kenë mundësinë të votojnë për kandidatin që duan dhe atë që ka punuar për ta.”, – u shpreh Klosi për Dritare Tv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje