Benet Beci thirrje qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve: Më duhet mbështetja, sepse ky është katër vjeçari për Shkodrën

20 Prill 2021, 14:11Politika TEMA

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Benet Beci kërkon votën e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “gjatë këtyre viteve të ndërhyrjeve në qarkun Shkodër, kanë qenë nxitës, mbështetës, indiferentë, dyshues apo edhe kundërshtarë, por që sot janë dëshmitarë sesi zhvillohet zona ku jetojnë, kur bashkëpunimi bëhet motori i zhvillimit dhe puna është kryefjala”.

Ndër të tjera ai shkruan se i duhet vota që ky katër vjeçar të jetë për qytetin e Shkodrës dhe ndryshimin e saj.

“Unë jam Benet Beci, menaxher e drejtues i projekteve të zhvillimit në vend prej shumë vitesh.

E gjithë përvoja ime është mbështetur te njerëzit, tek ajo që ata dinë, duan e kanë nevojë. Të njëjtin parim po ndjek edhe në këtë rrugë të re të përfshirjes sime në politikë.

Prandaj fushata që ndërtuam me skuadrën time, jo vetëm në terren, por edhe mediatikisht, ka në qendër njerëzit në qarkun e Shkodrës. Dua t’ju falenderoj të gjithëve, që vullnetarisht u bëtë protagonistë të saj.

Disa prej jush gjatë këtyre viteve të ndërhyrjeve në qarkun Shkodër, kanë qenë nxitës, mbështetës, indiferentë, dyshues apo edhe kundërshtarë, por që sot janë dëshmitarë sesi zhvillohet zona ku jetojnë, kur bashkëpunimi bëhet motori i zhvillimit dhe puna është kryefjala.

Disa të tjerë po presin me shpresën që t’i shohin të realizuara punët që kemi nisur e që do të vijojmë në këtë qark.

Të gjithëve na bashkon dashuria për Shkodrën dhe nevoja e ngutshme që ajo të zhvillohet ekonomikisht dhe jeta e çdo banori të saj të përmirësohet.

Më duhet mbështetja juaj që ne ta bëjmë shpejt këtë gjë, sepse ky është katër vjeçari për Shkodrën!

Çdo votë e secilit prej jush, është përgjegjësia ime” shkruan Beci në postimin e tij.

4 komente në “Benet Beci thirrje qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve: Më duhet mbështetja, sepse ky është katër vjeçari për Shkodrën”

  1. Eh says:

    Moooooooooos, prape Bexheti! Mos i jepni vote se manej do te ndertoje nga nje vile ne cdo qytet (kuptohet: per veten).

  2. & and $ says:

    Ti nuk je menaxher e drejtues projektesh zhvillimi ore cuni i Bahriut. Lekesh po. Dhe ne mos rrjedhte, pikon. Ku e di ti cfare eshte publikja.

  3. Mirela P. says:

    Qingji hajdut BeBeci s’ harxhon asnje koker lek ( nga te vjedhurat – se vetem leke te vjedhura ka) per fushate. Ne Facebook ben postime !!!!! Kerkon si kurvë e vogël pa pretendime, mqs I meriton si “manaxher” dy vila ne Karaibe, llogari offshore, avion dhe yacht, dhe një vend në parlament. Pafajësisht eshte bere trilioner me rroge administrate. Me shume prona, toka dhe real state, si dhe nje sasi guresh te cmuar. Shihni sa embel blegërin be- be- beeeeeeee ne Facebook.

  4. Ky e thote troc : PS eshte parti mafie.
    Qeveria e PS te shperblen per sherbimin qe i ben asaj, dhe jo pse je pjese e atdheut te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje