A nuk janë gazetarët “armiqtë” e politikanëve? Çfarë thotë gazetarja e TCH, që "tradhtoi" profesionin për politikën

21 Prill 2021, 11:58Politika TEMA
A nuk janë gazetarët “armiqtë” e politikanëve?

“Nëse do të jem në politikë me kohë të plotë do të më duhet të heq dorë nga televizioni”, thotë Ori Nebiaj, në një intervistë për revistën Who.

Si erdhi vendimi për të kandiduar në zgjedhjet e prillit?

Surprizues, por jo i papritur. Them surprizues, pasi në fakt angazhimi dhe investimi im në PD nuk ka pasur për qëllim marrjen e pozicioneve apo posteve të caktuara. Kam zhvilluar disa takime me vajza dhe gra në funksion të fushatës me kreun e partisë, z.Basha, dhe në një nga këto takime më është kërkuar që të angazhohem me kohë të plotë në fushatë pasi do të jem pjesë e listës. Sigurisht që nuk thashë “JO”, pasi, siç e theksova, për mua PD është bindje dhe angazhim.

Si kanë qenë reagimet e para, çfarë të thanë njerëzit e tu të afërt? Njerëzit me siguri duan të dinë po Isli, Isli çfarë të tha?

Reagimet kanë qenë absolutisht pozitive. Unë në fakt kam zgjedhur gjithmonë një profil të ulët politik, kjo edhe për shkak të angazhimit tim profesional në televizion. Por bashkë me mbështetjen personale që kam marrë, kam kuptuar edhe sa shumë nevojë kanë njerëzit për ndryshim. Isli? Pse të mërzitet për shoqen që do bëhet deputete (Qesh). Marrëdhënin me Islin e kam shumë të veçantë, më ka uruar suksese dhe më ka mbështetur shumë këtë muaj, kur duhet që ditët t’i ndaj mes angazhimit të plotë në fushatë dhe mëngjeseve në emison.

A mendon se të rinjtë do ta ndryshojnë vërtet këtë vend, apo ne do vazhdojmë thjesht të shpresojmë që kjo do të ndodhë dhe të rinjtë do mbledhin vota për të çimentuar “të vjetërit”?

Unë kam qenë dhe jam gjithmonë optimiste. Ka qenë një vendimmarrje e menjëhershme kur më kanë komunikuar që do të jem pjesë e listës, që unë të angazhohem për të bindur sa më shumë të rinj që të shkojnë drejt kutive të votimit. Rastësia e solli që unë të jem numri 18, një numër simbol për këdo që ka mundësinë për herë të parë të ketë në dorë fuqinë e votës. Këto zgjedhje do t’i vendosin të rinjtë. Shumë nga ata që më parë refuzonin të flisnin dhe të merreshin me politikë, e kanë kuptuar se vetëm politika e ka në dorë të ardhmen e tyre. Por më shumë se politika, ata kanë në dorë përmes fuqisë së votës nivelin e përfaqësimit.

A nuk janë gazetarët “armiqtë” e politikanëve? Si mund të jesh njëkohësisht në të dyja anët e “barrikadës”?

Absolutisht gazetarët janë kritikë dhe opozitarë të përhershëm me çdo pushtet apo qeverisje. Nuk mund të jetë ndryshe në këtë profesion. Unë nuk bëj ndryshim. Në parti, por edhe në media kam thënë gjithnjë atë që mendoj, edhe atëherë kur gjërat i kam parë ndryshe, nuk kam heshtur. Kam hyrë në politikë jo për t’u nënshtruar, por për të dhënë gjithçka nga vetja për të përmirësuar gjërat që nuk shkojnë siç duhet.

Edhe ekran çdo mëngjes, edhe fushatë, dita jote duhet të jetë shumë e lodhshme?

E lodhshme?(Qesh). Unë nuk jam kurrë natyrë që ankohem. Sepse jam mësuar që çdo gjë në jetën time ta arrij përmes punës dhe angazhimit tim. Mund të them që nuk mbaj mend herën e fundit kur kam fjetur një cikël të plotë 8 orësh gjumi. Fushata ka angazhime të vazhdueshme ndaj edhe menjëherë pas mbarimit të emisionit duhet të jem në takime. Kam vendosur një ‘bast’ me veten që deri ditën e fundit të fushatës të takoj pafund qytetarë në të gjithë Tiranën, për t’i bindur që në 25 prill të shkojnë në zgjedhje. Është një mundësi që nuk duhet ta humb apo ta refuzojë askush.

Ndryshojnë komplimentet që të bëjnë kur je vajzë ekrani nga komplimentet që të bëjnë kur je vajzë politike?

Unë në thelb të politikës shoh angazhimin dhe se sa shumë individi i jep forcës ku aderon. Ekrani është tjetër gjë. Sigurisht që edhe politika kërkon performancën e saj në daljet publike, por unë prej kohësh e kam gjetur veten tek xhaketat. Pra, e kisha kostumin politik para se të bëhesha pjesë e listës (Qesh).

Njerëzit që të pëlqejnë sepse të shohin në ekran apo në ‘Instagram’, a përkthehet në njerëz që të votojnë?

Kjo sigurisht do të shihet në 25 prill. Por unë e them me bindje që komentet dhe mbështetja që kam marrë këtë muaj më ka motivuar shumë. Profili im në rrjetet sociale më shumë se foto personale, ka takime dhe pasqyrime të bukurive natyrore të pafundme të Shqipërisë.

A je ulur ndonjëherë të bësh llogari të tipit: në ekran më duan të gjithë, në politikë vetëm ata që janë me “PD”-në dhe një pjesë e zonës gri?

Unë në ekran nuk i kam përfshirë asnjëherë bindjet e mia si moderatore e emisionit “Wake Up”. Ndërsa kur ftohem nga emisione të tjera për të folur për politikë, natyrisht që shprehem mbi bindjet që kam. Nuk e kam bërë një kalkulim të tillë, pasi në këto zgjedhje më shumë sesa të majtë apo të djathtë është një betejë për veten. Secilit i kërkoj të shkojë të votojë për veten. Nëse vërtet beson se gjërat po shkojnë mirë në këtë vend të votojë për kundërshtarët tanë. Por mua nuk më rezulton kështu në asnjë komunikim që kam me qytetarët e Tiranës.

Tani që je në brendësi, a e ndjen që gratë politikane janë të paragjykuarat e mëdha apo është një përshtypje e vjetëruar?

Unë nuk kam ndjerë asnjë paragjykim. Përkundrazi kam ndjerë vlerësim dhe mbëshetje. Unë dua që në politikë vajzat dhe gratë të mos jenë thjesht kuota apo numra. Dua që gratë e angazhuara në politikë të jenë zëra të fuqishëm për kauza, apo çështje që na prekin dhe për të cilat duhet ngritur zëri.

A ke ti një model tëndin që të frymëzon?

Unë modelet i kam gjetur gjithnjë brenda familjes sime. Sepse falë atyre modeleve jam sot këtu ku jam. I jam falenderuese Zotit për çdo mësim jete që im atë më ka dhënë. Ai ka qenë padyshim, modeli që më ka frymëzuar dhe më frymëzon edhe sot. Ndaj edhe angazhimi im në politikë në këtë moment është edhe për të. Ishte ai që dikur më nxiti drejt familjes politike, “Partisë Demokratike”.

Ku ndryshon fushata nga foltorja e “PD”-së si zëdhënëse, nga fushata si kandidate për deputete?

Në foltoren e “PD” flet me gjuhën e qëndrimeve partiake, me gjuhë të pastër politike. Ndërsa fushata është komplet tjetër gjë. Nëse do të ulesh të pish një kafe, nëse do të drekosh me dikë në zonën tënde, e bën pa asnjë lloj droje. Janë biseda pa filtra dhe shumë të sinqerta.

Tani që fushata është drejt fundit, sa ke ndryshuar ti dhe perceptimi yt nga ditët e para?

Po. Në fillim hyra vetëm me bindjen time se gjërat nuk po shkonin mirë në Shqipëri dhe duhej ndryshim. Por në terren është tjetër gjë. Takohesh me të rinj që të japin besim, duke të kujtuar se nuk duan një tjetër zhgënjim nga politika. Takon prindër që urojnë që fëmijët të mos u largohen. Është ai moment që edhe vetë reflekton dhe thua sa shumë shpresë ka dhe sa shumë punë duhet bërë që gjërat të ndryshojnë.

Nëse do jesh nga të zgjedhurit, kjo do të thotë “lamtumirë” ekranit përgjithmonë?

Sigurisht do të jetë një zgjedhje e ekuilibruar. Në ekran kam zgjedhur të mos mbaj qëndrime politike, sepse kam respektuar profesionin tim dhe televizionin ku punoj. Nëse do të jem në politikë me kohë të plotë do të më duhet të heq dorë nga televizioni. Por nuk do të ndërpres marrëdhënien time me median, pasi angazhimin në politik e shoh në funksion të lobimit dhe mbrojtjes së disa kauzave që lidhen me të rinjtë, natyrën dhe turizmin në Shqipëri.

Ne do na vijë shumë keq të mos kemi në ekran një vajzë me pamjen dhe stilin tënd, por a do të na premtosh që nuk do vishesh me kostume në Parlament?

Mos t’ju vijë keq aspak, por voto numrin 18 në listën e “PD” (Qesh). Për kostumet e thashë edhe më herët që janë pjesë e stilit tim të veshjes ndaj edhe nuk do të ndryshoj shumë.

Veç familjes dhe miqve, a ke pranç një njeri special që të jep forcë e të mbështet (ose bëhet xheloz)?

Kam shumë njerëz specialë që këto kohë po më mbështesin dhe janë kudo ku unë nuk mund të jem përgjatë gjithë ditës. S’kam pasur kohë të mendoj për xhelozi këto ditë, se kam marrë vetëm dashuri.

20 komente në “A nuk janë gazetarët “armiqtë” e politikanëve? Çfarë thotë gazetarja e TCH, që “tradhtoi” profesionin për politikën”

  1. trendafili Permetit says:

    Shume te gjate e paska kjo

    1. kurvari says:

      nuk shohme gje.
      Kur ta nxjeri gollomesh do ta besojme

  2. K says:

    Po pse PD? Pse na qenke e djathte! Cilat jane arsyet? A e njef te verteten per Saliun dhe Lulin,per ish antaret e PD qe nuk jane me? Rinia ka ikur dhe do te ike per nje te ardhme me te mire! Prinderit kane deshire ,kane frike per te ardhmen e femijeve te tyre por, brezi i ri duhet kete jete tjeter! Shqiperia nuk mund te siguroje jete te mire per ata qe jetojne aty! Ikin nga e gjithe bota! Cektesia e kesaj kandidateje eshte e denje per PD e Lulit,femije i parritur!

    1. Shume mir moj zonja kandisdate. Shkoji budallikut deri ne fund dhe mos harro te vazhdosh te kerkosh uje per gurin qe ju ka hedhur budallai juaj says:

      Nuk kupetoj parti e dhjathte e perbere nga ultra te majte. jane as mish as peshk,

  3. Nuk duhet te shqetesohemi nga largimi i te rinjve jashte shqiperise se ketu as e djathta as e majta nuk hap vende pune, europa ka pune ka vende vakante ka paga te larta ka jete ka disipline ka seriozitet ketu partite jane si cakenje qe e hane rinine, sado te bertasi president kari lulush bythqimi rinia do shkoje ku e gjen me mire vehten.

  4. Po c na nxirni kete mu si arapash me gjalp aman…edhe ne mengjes thjesht si spikere te heq miden jo me ta besh deputete..jalla ku u vete mendja..

  5. Taulant says:

    Amon se cfare profesioni ke ti dhe sa profesionale je o Ori Mysybetja. Kur te shoh ndonjehere ne TV dyshoj se as shkolle nuk ke fare. Nuk e kuptoj se per cfare te mban ne pune Top Channel??? Para disa ditesh kjo intervistonte Ministren Manastirliu dhe e nxirre nga inati per suksesin dhe kapacitetin e saj nuk e shikonte fare ne sy dhe rrinte e shtrire ne tavoline si nje lope mbarse. Per nga mediokriteti kjo eshte nje shqupiste perfekte.

  6. neri says:

    E kush eshte kjo? cfar te re do sjell?vec perdorimit nga meshkujt e politikes,ri e bukur mes njerezeve te mire,ca te duhet ori goc qe pleksesh me njerez qe vetem qejf duan neper bote,ri mi bab ne punen tende, se do te perdorin bashibozuket e politikes.ka gjera shume te bukura ne jete po te gjesh rugen e sakte,mos u josh nga leket dhe pasurite,bej nje shkoll te mire,puno shume,krijo nje familje te bukur dhe fli e qete,kerkoj ne cdo moment bekimin e zotit. degjo baben ti

  7. Tirona says:

    Bota e ekranit , sidomos femnat i do te bukura dhe te freskta dhe kjo e ka kuptuar kete sepse ka punuar ne kete bote, duke e ndjere veten qe po plaket dhe po vyshket, duke pa se kjo bote po afron vajza te reja dhe shume te bukura, ka menduar, sa te me flakin nga puna me mire po iki vete duke u futur ne nje strehe tjeter me te rehatshme ku do tmund te pasurohem me shume duke qene e ulur ne karrike te Kuvendit .

  8. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos

  9. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos
    edhe ato kurvat e top chanalit

  10. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos
    edhe ato kurvat e top chanalit

  11. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos
    edhe ato kurvat e top chanalit
    mero bythqiri nuk e sheh veten se nuk i eshte dhene
    por ne tjeret e njohim

  12. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos
    edhe ato kurvat e top chanalit
    mero bythqiri nuk e sheh veten se nuk i eshte dhene
    por ne tjeret e njohim

  13. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos
    edhe ato kurvat e top chanalit
    mero bythqiri nuk e sheh veten se nuk i eshte dhene
    por ne tjeret e njohim
    mero bythqiri ka ngel ne kohen e censures ne mesjete

  14. shembull says:

    shembull eshte mero bythqiri – kurva e narcizistit ramos
    edhe ato kurvat e top chanalit
    mero bythqiri nuk e sheh veten se nuk i eshte dhene
    por ne tjeret e njohim
    mero bythqiri ka ngel ne kohen e censures ne mesjete

  15. Palloshe do te mbetesh says:

    C´fare “Sakrifice” qe po ben kjo Zocka,mor POpull..po le Televizjonin per Politiken???Po qe te na zgjidhidhi “Hallet” neve Miletit…jo per gje..na Ori-mua do te me beje mire te ma “Ngrije nje here Gerrneten” se kame degjuar i bie mire….
    na MByten “Politikanet” Pjeshka ne shqiperi…..lol

  16. valon says:

    Sa qejf i ka Luli keto beqaret e stazhinuara, hiq dore o Tepelens se kjo eshte 20 vjec me e madhe se ti plus qe eshte e stazhinuar….

  17. 19 says:

    Mos u lodhni kot se kjo eshte tranvestite e ka thumbin 7 cm te gjat sa bibilushi I bashes. Gjynaf .

  18. 007 says:

    Ne foton 4 pse e hap shalet ; o me te marre pilli ajer ! pille ePD ; qe jane kriminel e hajdute ;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje