Rama tregon postin që do i jepte Bashës nëse bëhen bashkë dhe a do sakrifikonte fëmijët për revolucionin: Ministër relaksi! S'jam tapë unë

22 Prill 2021, 21:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel. Ai u përball me makinën e së vërtetës ku iu përgjigj disa pyetjeve.

Nëse nuk i bën votat, me kë do bësh koalicion?

Me Filipin të vij të punoj part-time këtu që t’ju ngre nivelin juve.

I bëre thirrje Bashës për bashkëpunim, por që të ndahet nga Berisha, a mohohet babai?

Po jo ta mohojë, të dalë shpi më vete.

Ku ka më shumë komunistë te PS apo te PD?

Sigurisht që në Gjirin e Lalzit.

Ke menduar për zëvendësues?

Në mendim e sipër jam

Do sakrifikoje fëmijët dhe familjen si ai për revolucion?

Si mund të sakrifikohet familja për tekat e tua që i quan revolucion, por kur njerëzit kalojnë në fazën që janë tapë gjithë ditën sakrifikojnë çdo gjë.

Ça pi më shumë: verë, raki apo drogë?

E kam shpjeguar iher po nuk e ke dëgju, qumësht grenxash pluhur. Po përdore këtë drogë, je bombë

Një vaksinë një votë?

Një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje. E kuptoni sa e rëndësishme është.

Ça ministrie do i jepje Bashës, nëse do ishit bashkë?

Ministër Shteti për Relaksin, që të flejë rehat.

Po Monës?

Po a je në vete mor, drejtorinë e përgjithshme të sherreve.

Ku e ndjen veten më mirë, si politikan apo si piktor?

Si piktor politikan. Si politikan piktor. Të dyja.

1 komente në “Rama tregon postin që do i jepte Bashës nëse bëhen bashkë dhe a do sakrifikonte fëmijët për revolucionin: Ministër relaksi! S’jam tapë unë”

  1. Gimi me tha mua atje te 700-cja nga ana ime ..... says:

    Po Metes ??? Kemi dhe Meten pa post te ardhmen …..atij dhe roje te valuta kombetare si ben pershtypje qe do degradohet nga President i Republikes ne nje roje te thjeshte , vec te kete kontakt me floririn …..floriri eshte ai qe ka vlere , te tjerat jane pordhe me rigon …..Likja eka kuptuar kete me kohe , prandaj i ka bere levdatat dhe dekorimet si stemat e kinezeve ne fillim te viteve 70…….nese doni te qetesohet egersira Meta
    Jepini celsat e valutes dhe jeni ne regull ……….
    Pastaj mbetet kanceri digital , po me ate cdo behet ????? Ai eshte zene dhe zotin ne qiell , e ka ftuar shpesh te shkoj lart dhe Salia i pergjigjet : nuk vij ,kam pune , jam deputet ……..
    Ky eshte versioni po fitove , po nuk fitove dhe fitoj Lul bryli ????? Lul dylberi , a e keni menduar lulin Kryeminister ???? E ke menduar se me crevanshiste do kesh te besh ????? Atehere do ta kuptosh pse nuk denove askend gjate 8 viteve qe qeverise ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje