Xhaçka në Dvoran: Vota e së dielës për të ardhmen e fëmijëve e familjeve tuaja

22 Prill 2021, 12:14Politika TEMA

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në njësinë administrative të Dvoranit.

Xhaçka i bëri thirrje të rinjve të zgjedhin alternativën më të mirë për ta, duke i cilësuar ata si aksionerët e së ardhmes.

Sipas saj, Partia Socialiste ka qenë aty gjithmonë për ta rimëkëmbur Shqipërinë atëherë kur subjektet e tjera politike e kanë rrënuar.

“Dallimi mes nesh dhe alternativave të tjera politike është shumë i qartë. Ne i kemi vënë gjithmonë shpatullat vendit, për ta rimëkëmbur sa herë që alternativa tjetër e ka rrënuar.

E djela është dita juaj, është dita e detyrës patriotike.

Është mundësia më e mirë që secili prej nesh ka për të kontribuar për të ardhmen e fëmijëve e të familjes.

Përgjegjësia që ne marrim falë besimit tuaj nuk është rehati, por është sfidë më vete për të bërë maksimumin për t’i shërbyer njerëzve. Në fakt jemi në garë kush ju përfaqëson më mirë dhe jo kush rehatohet më shumë”, u shpreh Xhaçka.

1 komente në “Xhaçka në Dvoran: Vota e së dielës për të ardhmen e fëmijëve e familjeve tuaja”

  1. Meri says:

    Ka akoma idiot shqiptar qe ju mbeshtet Juve. Xhcka, te mori Rama nga Worcesteri i Masachusset USA ti ishte me studime mesatre pa ndonje begraund pa ndonje kulifikim. intelektual te kompletuar ne Shqiperi dhe kudo ne bote nuk thirren per kontribuar per Shqiperrine. Mos popull mos votoni per te till me keq do te shkoj vendi me te varfer do te jeni, kerkoni alternativa te reja. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje