Partia Socialiste në Shkodër ka denoncuar kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, dega socialiste pretendon se Ademi ka vendosur postera politike në hapësira publike.
“Partia Socialiste dega Shkodër denoncon shkeljet që po bëhen nga subjekte politike të caktuara, për afishimin e posterave dhe materialeve informuese zgjedhore në hapësirat publike.
Neni 3, pika 2 e Udhëzimit Nr 6 Dt 23.03.2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i përcakton vendet ku ndalohet afishimi i materialeve elektorale duke ja lënë për kompetencë si për caktimin e vendeve të lejueshme, ashtu dhe zbatimin e këtij udhëzimi, kryetarit të bashkisë brenda territorit të vet.
Ngrejme shqetësimin për shkeljen e këtij udhëzimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Partia Demokratike dhe kandidatë të veçantë të saj të cilët po cënojnë hapësirat publike, duke shkelur kështu edhe nje standart të vendosur me konsensus nga subjektet politike gjatë reformës zgjedhore.
I bëjmë thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër, Zonjës Voltana Ademi të përmbushë detyrimin ligjor që ky udhëzim i jep dhe të urdhërojë policinë bashkiake që të largojnë posterat elektorale nga vendet e ndaluara.
Për një herë të vetme Zonja Ademi të tregojë që është e paanshme kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe Kodit Zgjedhor, duke i dhënë kështu mundësinë të gjitha subjekteve të ndjehen të barabartë në këtë garë elektorale.
Më e rëndësishmja të respektojë hapësirat publike të qytetarëve të saj dhe mos lërë vend për abuzime por dhe shëmtim të këtyre hapësirave, sikurse ndodhi në kohën kur ajo kandidoi për kreun e bashkisë dhe që vetë qytetarët shprehën indinjatë për flamujt dhe posterat e pafund në qytet.
Te votosh Bardh Spahine qe bridhte ne Amerike edhe Europe me leket e taksa paguesve Shkodrane, edhe qe nuk beri asnje gje per Shkodren, eshte ofendimi me i madh qe u bohet Shkodraneve edhe Shkoder loces…
Une per vehte me vjen me vjelle kur shkoj ne Shkoder e ndigjoj histori me komunizmin nga fuksat shkodrane qe cdo shtepi ne Shkoder kishte nga nje qe padisnin edhe baben e vet e mbahen te kulturuar duke Jetua mbi pisllekun qe ka mbulua Shkodren