Mero Baze ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim mbrëmjen e djeshme.
Botuesi i gazetës “TemA” sjell një detaj në ekratin e Zeni Tv dhe zeni.net ku gazetarët e pranishëm, në përpjekje për t’i rënë në sy Metës nxirrnin gjatë gjithë kohës në strisha se “Yuri Kim, e lumtur me qëndimet e Metës”, duke ju referuar deklratave për mprehje cfurqesh dhe kosoresh.
Baze shkruan se kjo përplasje mund të shmangej nëse gazetarët nuk do të ishin servilë ndaj presidentit.
“Drama që i ndodhi dje Ilir Metës me ambasadoren Kim, mund të ishte shmangur sikur të mos kish gazetarë idjot, që në përpjekje për tiu lëpirë Metës, shpikin fakte “pozitive” . Po të mos kish thënë gazetari “Yuri Kim, e lumtur me qëndrimet e Presisentit”, drama do ishte shmangur dhe Meta s’do çmendej. Por me sa duket fushata është një ndëshkim nga zoti për këdo që përpiqet të fsheh veten. I nxjerr siç janë, edhe budallenjtë edhe të çmendurit”, shkruan Baze.
Po te ishte keshtu ambasada do kishte pergenjeshtruar median por me sa duket problemi eshte se Yuri thote nje gje dhe Kimi nje tjeter.
Mero ti e di shumë mirë që s’janë as budallenj e as të çmendur.
Por kane shumë per të humbur nga ato që kanë fituar ne kurriz të popullit.
Pa pushtet, ju dridhet toka nën këmbë…
Pa folur këtu për karrakteristikat egocentrike të pushtetit, kulturës dhe kultit të individit.
Aq sa ju duket vetja të pazëvendësueshëm dhe te parëzueshëm.
Plus tipike e vendit se kur ke shumë pare mendon se i zotëron të gjithë ose i shkel me këmbë.
Le ti quajmë “dinasti mafioze” dhe si të tilla, historia dhe bota ka parë shumë dhe janë harruar.
Ajo që del si mësim nga kjo është se në AL duhet të shmanget krijimi I individeve të fortë se si gen duket se vuajmë shumë nga sindromi i pushtetit dhe deliri i madhështisë.
Kuptohet që këta që i dimë ( Salën, Lkken etj) duke shtuar dhe Edin patjetër se dhe ai nga ky brumë është.
Dy gazetaret ne studio jane gazetaret me pa personalitet e shpirtzinj te mediave shqiptare.