Njeriu i Donald Trump për Kosovën, Richard Grenell, ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e tij në Shqipëri.
Në një postim në faqen e tij në Twitter, Grenell shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues në motivet e Kurtit.
Sipas Grenell, veprimi i sotëm i Kurtit i tregon botës aq shumë për të.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell ndër të tjera.
Reagimi i tij vjen pak pasi raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjithashtu e konsideroi të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, shkroi Cramon.
Kurti u kritikua edhe nga opozita e tij në Kosovë, Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministrit më shumë po i intereson për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për qytetarët e tij në kohë të pandemisë.
Ai ka shkruar se si Shqipëria i ka vaksinuar qindra mijëra qytetarë, ndërkohë që Kosova vazhdon të jetë ndër vendet me më së paku të vaksinuar në botë.
“Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina”, ka shkruar Hoxhaj.
Hahahaha Albini ja ka pshurr keti pederri karrieren tani e ka radhen Kristaqi ?
Po he,more Grenell,pse nuk e thua se cfare gabimi paska bere Albin Kurti?
Per cfare dyshimi duhet te kene nderkombetaret per Albinin?
Pse ke frike ta thuash hapur,meqenese nga prapa kraheve ke bere plot kunder Kosoves dhe Albinit?
More fund,o Grenell bashke me Trumpin,prandaj mos fut hundet me!
Albin Kurti eshte shtetas edhe i Shqiperise,prandaj ka te drejte te votoje!
Ku qendron dyshimi yt ketu?
Tani qe i bi pak sumes ky …i bi
Mos me rrejt kot edhe tashi qe iku Doni
gjithmone koqe, por e deshen. le ta mbajne.
Moterqiri serb shokoje so fol kundra labin kurtit ptu rrac e poshter
O Fatos me 2 s.
Mos trazo te vdekurit, se nuk ngjallin te vdekurit e pa kallur me emra Sali Lulzim, Mona.
O Fatos dil nga shpella dil, se Luli me duket, karrigen e K/Ministrit po e sheh me dylbi nga 4 shpellat qe u ka blere “oligarkeve” te Rames.