Problemet me pajisjen e identifikimit biometrik vonojnë nisjen e votimit në disa qarqe

25 Prill 2021, 07:59Politika TEMA

Problemet me pajisjen elektronike kanë vonuar nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit.

Në shkollën “Jani Minga” në Vlorë ka pasur vonesë për fillimin e procesit të votimit. Shkak për këtë situatë është bërë vendosja në punë e pajisjes së identifikimit biometrik dhe të vonesës nga ana e operatorëve.

Ndërkohë qendra e votimit 3030/1 në qendër të qytetit të Fierit nuk nisur votimin, pasi nuk funksionojnë aparaturat.

Po kështu probleme ka edhe në dy qendra votimi në Librazhd, 27071 dhe 27061. Procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të një problemi me energjinë elektrike.

Sakaq, në bashkia Has, një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik.

Po kështu, deri më tani 5 qendra në qarkun Kukës nuk kanë nisur ende votimin. Në Elbasan ka probleme në disa qendra votimi, pasi po ndërrohen komisionet.

Identifikimi biometrik në të gjitha qendrat e votimit përdoret për herë të parë në një proces zgjedhor në vend.

Në udhëzimet e KQZ thuhet se në rastin e hasjes së problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik të votuesve, atëherë pajisja zëvendësohet.

Në rastet kur një gjë e tillë do të vonohet, atëherë procesi i votimit mund të nisë edhe manualisht.

3 komente në “Problemet me pajisjen e identifikimit biometrik vonojnë nisjen e votimit në disa qarqe”

  1. Arjon says:

    Po sqarojeni o gazetaret e trapit qe jane probleme me operatoret e KQZ jo me pajisjet. Se keshtu eshte kur merren njerezit e partive me zgjedhjet nderkohe qe duhet te ishin te gjithe jo-partiak.

    Gazeta trapit, e shkruani titullin e lajmit pa lidhje me vete lajmin.

  2. AIRPORTI says:

    shkuan shpellaret e PS perseri ne shpelle
    i rruani koqet ALBINIT!
    KENI BERE PUNE JU!?

  3. AIRPORTI says:

    shkuan shpellaret e PS perseri ne shpelle
    i rruani koqet ALBINIT!
    KENI BERE PUNE JU!?
    ne date 26 thane jepet rezultati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje