Taulant Balla: Në Elbasan kemi arritur rezultatin më të mirë të 30 viteve të fundit

25 Prill 2021, 22:13Politika TEMA

Taulant Balla, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deklaroi se kjo parti ka arritur rezultatin më të lartë në 30 vitet e fundit në Qarkun e Elbasanit.

“Patronazhistët na kanë mundësuar rezultatin më të lartë në Elbasan në 30 vite. Jam shumë i sigurtë që në kuti PS ka përtej 90 000 votave, që do të na mundësonin mandatin e nëntë në Elbasan”, u shpreh Balla.

Më tej, Balla tha se numërimi do të ecë pa vonesa.

“Na duhet që procesi i numërimit të ecë normalisht, me qetësi, partitë nuk ka nevojë të jenë të gjitha të grumbulluara për të dëmtuar procesin.

Mendoj që numërimi do të ecë shpejt dhe pa vonesa. Pasi të kemi konfirmuar rezultatin në nivelin politik, të nisë procesi i numërimit edhe për kandidatët.

Fakti që u dhamë mundësi votimi për kandidatët, bëri që të kishte pjesëmarrje masive në votime”, deklaroi Balla.

1 komente në “Taulant Balla: Në Elbasan kemi arritur rezultatin më të mirë të 30 viteve të fundit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje