Edhe pse është herët të thuhet, Durrësi paraqet një rezultat deri diku surprizë, ku e majta është në avantazh të dukshëm.
Ky avantazh ka shkaktuar “reagime” nga kampi kundërshtar, duke zvarritur procesin e numërimit, edhe pse liderët Basha dhe Kryemadhi flasin për fitore.
“Partia Socialiste së bashku me komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e saj është në krye të detyrës, me durim dhe përkushtim për të përmbushur detyrimin ligjor, numërimin e çdo vote të hedhur në kuti, deri në përmbylljen e procesit”,- shprehet në një deklaratë për mediat shtabi qendror i Partise Socialiste, Qarku Durrës.
PS raporton se në disa ZAZ të qarkut Durrës, procesi i numërimitt po ecën me ritme tejet të ngadalta, si në ZAZ-në e Shijakut, në ZAZ-në nr.21 apo atë 24 (zona që mbulojnë Spitallën, Plazhin, etj), ku procesi i numërimit është ndërprerë.
“Përfaqësues të opozitës, po nxitojnë të bëjnë deklarata të tipit “kemi realizuar përmbysje”, “kemi fituar”, “jemi rritur” etj. E cuditshme në fakt, sepse në rast të një “fitoreje” të tillë, përse “u lodhën” papritur komisionerët dhe numëruesit e PD-së? Në 2 ZAZ të qarkut Durrës puna është ndërprerë me justifikimin se komisionerët kanë nevojë për pushim, duke krijuar artifica etj”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se votat janë në kuti dhe vonesat nga anë e opozitës nuk do të ndryshojnë rezultatin final.
edhe ne Dures PS ka fituar thelle PeDet jane jashteloje do ju duhet te rrine ne opozite dhe nja 8 vjet te tjera
Kjo ndodh kur ke numurues partiak.. Zgjedhjet e ardhshme, ndryshoini me mesues ose punetor publik..
Ose mesoni te rrespektoni rregullat ne nji shoqeri te civilizuiar e prisni perfundimin
e numerimit ose largohuni nga Qytetet sepse perbeni nji ndotje Ambjentale .
Diku tjeter Policia do ti kishte mbullur ne kafaze hekuri kto egersira qe shetisin te lire neper qytetet shqiptare .
Kurre me komisjoner politik. Na lodhet me kete drame qe perseritet sa here fillon numerimi. Turp.
Pavaresisht nga veshtiresite, pritt dhe pabesite e Ujkut te Vicidoli dhe cakallit te Cepanit,
votat e popullit shqiptar do te numerohen nje per nje deri ne fund, fale mbeshtetjes se fuqishmete Demokracise Amerikane
dhe Ambasadores se Nderuar Yuri Kim dhe BE me Ambasadorin Luigi Soreca, si dhe OSBE me Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.
FITORJA TE JEP ENERGJI PER TE VAZDUAR PERPARA , POR ATA JANE TE CORODITUR NGA HUMBJA. NUK PO MÜNDEN TE VAZHDOJNE. ATEHERE LE TE ZEVENDESOHEN ME TE TJERE.
Paloka lerı thılmat se te kane lethet e beju trım ne ta mban Kado qe te kethehesh apo te sıllesh humbjen e ke rreth qafe Kunjın ne bythe e keMos u lodhe qe ta perdredhesh Kete radhe humbjen e ke spektakolare qe edhe vete tı tı numurosh votat do tja futesh vetes me apo pa dashjen tende
Pikerisht per keto gjera P.D. nuk pranoj qe komisjonet zgjedhore ne te gjitha rangjet te ishin jo partiak.Ajo donte gjithmon te kishte pretekste per zgjedhjet,qe te mund ti kontestoj.Kete po perdorin edhe analistet prane tyre.Eshte e domosdoshme qe komisjonet te jene teknike,ku te marrin pjese juriste,mesues,ekonomiste te cilet nuk mungojne ne Shqiperi.Per sa kohe do vazhdojme me kete model komisjonesh kete corbe do te degjojme e do te hame.