ODIHR certefikon 25 prillin: Votimi më i mirë se fushata, për shitblerjen presim hetimet

26 Prill 2021, 15:52Politika TEMA

Misioni vëzhgues i ODIHR dhe Këshillit të Europës kanë certefikuar zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë të ditur se zgjedhjet janë organizuar shumë mirë ndërkohë që kanë bërë të ditur se për fenomenin e blerjes së votës, jemi ende në akuza të palëve por ende nuk kemi fakte.

Përfaqësuesi i Këshillit të Europës bëri të ditur se pritet hetimi i nisur nga autoritetet për këtë çështje.

Ndërsa Urszula Gacek, kreu i misionit të ODIHR-it tha se procesi zgjedhor ishte i organizuar mirë dhe se misioni do të vijojë të vëzhgojë të gjithë procesin e numërimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve.

“Delegacioni i PACE është në dijeni dhe ishte sfidë për të bërë zgjedhjet ne pandemi, në përgjithësi votimi ishte i suksesshëm dhe janë shënuar disa probleme, disa qv kishin probleme me votimin e njerëzve me aftësi të kufizuar, në disa ka pasur grumbullime, po në përgjithësi sukses.

Shit blerja e votës mbetet problem serioz, ka një ndikim negativ për besimin në procesin zgjedhor apo presioni që mundt të jetë bërë. Dita e djeshme më e mirë se ditët e fushatës.

E kuptojmë që s;është e lehtë të verifikosh shkeljet të gjitha, ne jemi vëzhgues, jo hetues.

Delegacioni pret që të jetë i informuar në ditët në vazhdimi, raporti do miratohet në 28 maj, dua të përmdendn se PACE , ashtu si kurse dhe Venecia janë të gatshëm për të vijuar dhe përmirësuar kornizën zgjedhore.

Vëzhgimi është bërë që nga marsi në të gjitha qarqet duhet ndërtuar besimi në zgjedhje në Shqipëri.

procesi i identifikimit ishte i rëndësishëm , por për numërimin, që vazhdon deri tani, dita e zgjedhjeve ishte transparente .

Kam vizituar Durrësin, Elbasanin , Beratin kam takuar kandidatë, shoqëri civile.

Kemi dëgjuar edhe deklaratat për shit blerje votash. Do të rrimë këtu edhe gjatë javës në vijim. Do ndjekim çdo ankesë dhe problem, do të shkruajm raportin tonë përfundimtar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje